Kanalizime

Pasi sigurohet uji i pijshëm, kushtet e një jetese të shëndetshme për publikun mund të garantohen më së miri me sigurimin e rrjeteve të kanalizimeve efektive dhe të besueshme. Kontrolli i ndotjes së burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore arrihet me pajisjen e impianteve të trajtimit përkatës për t’u marrë me ujërat e ndotura shtëpiakë dhe industrialë.

Kontrolli i shkarkimit të ujërave të shirave është gjithashtu një çështje shumë e rëndësishme në zonat urbane për të garantuar sigurinë për njerëzit dhe për të minimizuar dëmtimin e mjedisit dhe objekteve të infrastrukturës pas shirave të rëndë. Gjithashtu gjatë fazës së planifikimit konceptual dhe projektimit merret parasysh ri-shfrytëzimi i ujërave të përdorur për qëllime ujitjeje. Kjo shërben edhe për të zvogëluar ngarkesën hidraulike të njësive të impiantit të trajtimit.

SRP Albanian Engineering shpk ofron shërbime në lidhje me Kanalizimet në fushat e mëposhtme të ekspertizës:

  • Investigime Themelore, përfshirë Studimet e Fizibilitetit dhe Vlerësimet e Ndikimit Në Mjedis
  • Sistemet e Rrjetit të Ujërave të Ndotura
  • Programet e Zbulimit të Rrjedhjeve (carjeve tubacioneve)
  • Stacionet e Pompimit dhe strukturat e tjera të ndërlidhura
  • Trajtimi i Ujërave të Ndotura, përfshirë ripërdorimin e prurjeve
  • Trajtimi i Llumrave dhe Gjenerimi i Energjisë
  • Largimi i Llumrave, përfshirë ripërdorimin e llumrave
  • Sistemet e Rrjetit të Kullimit

SRP-AE  I kushton mjaft rëndësi hetimit të plotë dhe të hollësishëm të kushteve aktuale në terren, përpara se të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në ekzekutimin e projektit. Rishikimi i kujdesshëm i dokumenteve ekzistuese dhe vlerësimi i kritereve të projektimit përbën bazën për zbatimin e suksesshëm të projektit.

Përcakton opsionet themelore për rrjetin e ujërave të ndotura, siç janë sistemet e centralizuara / të decentralizuara, sisteme të ndara / të kombinuara. Përpara se të përcaktojë masat e nevojshme për rehabilitim dhe zgjerim, konsulenti heton objektet ekzistuese të rrjetit dhe kushtet. Llogaritjet e të gjithë rrjetit të ujërave të ndotura bëhen me paketa softuerësh modelimi, për të garantuar shkarkimin e nevojshëm. Modelimi hidraulik aplikohet nga lidhjet fundore nërpërmjet rrjetit dhe transmisionit kryesor, stacioneve të ngritjes dhe pompimit (nëse ka), për në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

Kur është e nevojshme këto vepra shoqërohen nga investigime gjeoteknike dhe vëzhgime.

SRP-AE fitoi përvojë dhe reputacion të madh duke vepruar si inxhinier kryesor në projektimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, shtëpiakë dhe industrialë në Gjermani dhe jashtë saj. Janë projektuar dhe mbikëqyrur gjatë ndërtimit dhe vënies në punë impiantë të ndryshëm; nga sistemet e vaskave natyrore, impiantët e trajtimit mekaniko-biologjik të ujërave të ndotura, deri te nitrifikimi i avancuar, denitrifikimi dhe eleminimi i fosforit.

Konsulenti analizon kërkesat specifike institucionale, ligjore dhe mjedisore dhe kushtet e limiteve financiare dhe sociale të zonës së projektit. Bazuar në këto rrethana dhe duke marrë parasysh rregulloret dhe kodet ndërkombëtare, por edhe ato lokale, Konsulenti harton dhe i propozon përfituesit zgjidhjen më të përshtatshme teknike dhe ekonomike.

Të gjithë llumrat që dalin nga procesi i trajtimit duhet të trajtohen dhe shkarkohen në një mënyrë ekologjikisht miqësore dhe jo ndotëse. Para shkarkimit, llumrat duhet të zvogëlohen në vëllim dhe / ose të trajtohen duke përdorur trashje të llumit, stabilizim anaerobik/ aerobik, dekantim me shtypje, centrifugim dhe / ose nga shtretërit e tharjes së llumrave. Në këtë kontekst, merret parasysh përdorimi i biogazit me njësitë e sistemit të ngrohjes dhe energjisë së kombinuar. Më e rëndësishme është të sigurohet një koncept gjithëpërfshirës dhe ekonomik i llumrave, që të japë alternativa për shkarkimin ose përdorimin e llumit të stabilizuar, për shembull në bujqësi.

SRP-AE i kushton vëmendje të veçantë shkarkimit dhe përdorimit të mundshëm të ujërave të shirave në zonat urbane dhe industriale. Duhet të kontrollohet shkarkimi dhe të sigurohen strukturat e nevojshme (p.sh. basenë mbajtës, by pass-e) për sigurinë publike dhe minimizimin e dëmtimeve ndaj mjedisit dhe infrastrukturës. Uji sipërfaqësor mbingarkon lehtësisht kapacitetin hidraulik të impianteve të trajtimit dhe të sistemeve të kombinuara të rrjetit. Nga ana tjetër, ky ujë mund të përdoret për qëllime ujitje. Të gjitha këto ndikime duhet të përcaktohen në detaje, duke marrë parasysh edhe investimet kapitale të këtyre masave dhe nevojat kryesore të përcaktuara nga Përfituesi.

Referencat Tona ne Kanalizime

Me Shume