Rreth Nesh

SRP Albanian Engineering është një shoqëri Shqiptare e themeluar në vitin 2018, në pronësi të shoqërisë Gjermane “SRP Schneider & Partner Ingenieur-Consult GmbH”, e themeluar në vitin 1969.

Zyrat qëndrore dhe kapaciteti inxhinierik kryesor i SRP-AE, ndodhet në Tiranë, Shqipëri .

Informacioni i SRP Albanian Engineering

  • Emri Tregtar: SRP Albanian Engineering
  • Adresa : Rr. Tom Plezha, Pll Klensi,Shk.4, Kt.1, Ap.2, Yzberisht, Tiranë, Shqipëri
  • NUIS : L81728013G
  • Email: info@srp-ae.com
  • Mob: +355 48 272 528

Organizimi I Shoqërisë

SRP-AE është e organizuar në degën operacionale teknike dhe seksionin ekonomik. Nën-njësitë e specialistëve për çdo departament drejtohen nga një anëtar i stafit. Stafi i kompanisë përbëhet nga 30 anëtarë, dhe së bashku me kompanitë e assocuara përbëhet nga më shumë se 500 anëtarë.

Për më tepër kompania ka akses në një gamë të madhe specialistësh konsulentë të jashtëm për të gjitha fushat e nevojshme në konsulencën inxhinierike.

Qëllimi

Qëllimi ynë është që tu shërbejmë klientëve tanë me standartet më të larta, duke punuar me kreativitet dhe mendje të hapur drejt rrugës për zgjidhje inovative, duke përmbushur detyrat tona gjithnjë me sukses dhe profesionalizëm.

Misioni Ynë

Të ndërtojmë marrdhënie afatgjata me klientët tanë duke siguruar shërbime të një cilësie të lartë nëpërmjet risive dhe teknologjisë së avancuar.

Themeli i Vlerave

  • Ne besojmë dhe I trajtojmë Partnerët tanë me respekt dhe ndershmëri.
  • Ne rritemi nëpërmjet kreativitetit, zbulimeve dhe risive.
  • Ne integrojmë ndershmërinë, integritetin dhe etikën e biznesit në të gjitha aspektet e funksionimit të biznesit tonë.

Objektivi

Zgjerim rajonal në fushat e shërbimit tonë dhe zhvillim i një baze të fortë me klientët tanë.

Shtim i aseteve dhe investimeve të kompanisë për të përmbushur kërkesat për zhvillimin e shërbimeve.

Të ndërtojmë një reputacion të mirë në fushat e Inxhinierisë Civile dhe teknologjisë së informacionit për tu bërë një lider në këtë industri.

Aktiviteti i shoqerisë

SRP Albania ofron te gjitha sherbimet ne te gjitha fushat e konsulences Inxhinierike; Infrastrukture, Ndërtime Civile,Teknologji Informacioni etj. Per me shume rreth sherbimeve tona vizitoni rubriken SHERBIME