Punoni me ne

A JENI TË INTERESUAR TË PUNONI ME NE?

Ne jemi një kompani në zgjerim e sipër dhe dëshirojmë të përforcohemi me punonjës kompetentë, të cilët përshtaten edhe në aspektin njerëzor. Ju duhet të jeni në gjendje të punoni me përgjegjësi dhe në mënyrë të pavarur, të jeni të hapur ndaj të rinjve dhe të ndjeheni të kënaqur që punoni me ne, si një ekip.

Në zyrën tonë në Tiranë, ne ju trajnojmë për t’u ngritur profesionalisht.

Jeni të mirëpritur të bëni praktikën ose semestrin praktik të studimit në SRP-AE ose të thelloni studimet tuaja, për tezën bachelor ose master. Kjo është një mënyrë prezantimi me njëri-tjetrin, njohje e cila mund të rezultojë në një pozitë të përhershme pas diplomimit.

Në veçanti, ne do të mirëpresim aplikime nga inxhinierë me disa vite eksperiencë që mund të na ndihmojnë në planifikimin dhe zbatimin e projekteve komplekse në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Nëse jeni të interesuar, atëherë shikoni pozicionet vakante ose na kontaktoni.