Skip to content
SRP Albanian Engineering - Konsulence Inxhinierike
  • Kryefaqe
  • Rreth Nesh
  • Fushat e veprimtarise
    • Furnizim Me Uje
    • Kanalizime
    • Infrastrukture Rrugore
    • Struktura dhe Ndertesa
    • Ura dhe Viadukte
    • Rilevime Topografike
    • Teknologji Informacioni
  • Referenca
  • Punoni me ne
  • Lajme
  • Kontakt
  • Gjuhë: Shqip
    • Shqip Shqip
    • English English
  • Shperndaje ne Facebook
  • Shperndaje ne Twiter
  • Shperndaje ne Linkedin
  • 4 Shtator, 2018
  • Furnizim Me uje, Kanalizime, Referenca
  • Furnizim Me uje, Kanalizime
  • Print
Titulli i Projektit: Programi I Infrastrukturës Bashkiake (MIP) II, Faza 3 –Armeni, Furnizimi me ujë dhe kanalizime për qytetet Lori dhe Nor Akunq
Kompania

SRP ALBANIAN ENGINEERING

Vendndodhja e Projektit Buxheti Projektit Pjesa e SRPAE Stafi i perfshire
Armeni 16 740 000,00 20 % 4
Emri Punedhenesit Burimi i Fondeve Data Fillim-Mbarim Partner
SRP Schneider + Partner KfW Development Bank 05/2018 - 09/2018 SRP Schneider + Partner
Pershkrimi i Projektit

Projekti trajton kryesisht rehabilitimin,rinovimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit si dhe disa masa emergjente në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të përdorur në rajonin e ndërmarjeve te ujësjellës kanalizime Shirak CJSC, Lori CJSC, Nor Akunq CJSC dhe AWSC, si dhe në impiantin e trajtimit të ujërave të përdorur të qytetit Armavir.

Rajoni i Lorit ka afërsisht 112.000 banorë, Nor Akunq ka afërsisht 68,000 banorë. Qytetet e projektit ndodhen afërsisht 120km nga kryeqyteti Yerevan.

Shërbimet Konsulente për Projektimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimeve, janë ndarë si më poshtë:

  • Lori – Loti 2/1 Paketa A: Sistemi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i qytetit të Vanadzor (rreth 23km), sistemi i transmetimit të ujit (furnizim unazorë, rreth 8.4km), linjat e transmetimit deri tek rezervuari për fshatrat Hobardzi/Vardablur, Amrakits, Gukark dhe rreth 1,200 lidhje të reja shërbimi të konsumatorëve dhe pajisja me matësa uji;
  • Lori – Loti 2/1 Paketa B: Sistemi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i fshatrave (rreth 90km) dhe rreth 3,200 lidhje të reja shërbimi të konsumatorëve dhe pajisja me matësa uji, rehabilitimi i dy rezervuarëve (125m3 dhe 600m3) dhe rindërtimi i tre Veprave të Marrjes Malore të tipit Tirolez ( kapaciteti ujëmarrës 230 l/s dhe 260 l/s);
  • Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa A: Rehabilititmi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i qytetit Armavir Zona e Presionit 1 (DMA-1) (rreth 60km), rreth 2,600 lidhje të reja shërbimi të konsumatorëve dhe pajisja me matësa uji, rehabilitimi i kolektorit kryesor të kanalizimet të ujrave të përdorur DN1000-1200 (rreth 5.4km);
  • Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa B: Projektimi i linjës kryesore të presionit nga Stacioni i Pompimit deri tek Impianti i Trajtimit të Ujrërave të Përdorura (rreth 1.4 km), rehabilitmi i Stacionit Kryesor të Pompimit (prurja llogaritëse 869 m3/h), projektimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura (rreth 46,500 konsumator ekuivalent)
Sherbimet e kryera nga Konsulenti

SRP Albanian Engineering ka ofruar asistencë në përgatitjen e Projektit të Detajuar për lotet e mëposhtme:

Lori – Loti 2/1 Paketa A:

  • Sistemin e rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të zonës 8 të Vanadzor; Seksioni i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura – Rezervuari Dimats
  • Linja e transmetimit unazor, Seksioni Novoseltsovo- Rezervuari Taron 2
  • Tubacioni i Furnizimit të Rezervuarit të Amrakits dhe Stacioni i Pompimit, Tubacioni i Furnizimit të Rezervuarit të Hobardzi/Vardablur, Tubacioni i Furnizimit të Rezervuarit të Gukarkut;
  • Ndarja e Zonave 6.1 dhe 6.2 të Vanadzor;

Lori – Loti 2/1 Paketa B:

  • Sistemi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i fshatrave të mëposhtëm:Amrakits, Antaramut, Dzoragyugh, Gukark, Hobardzi, Kurtan, Lernapat I Ri, Vahagni dhe Vardablur;
  • Rehabilitimi i rezervuarëve të Gukark-1 dhe Lernapat;
  • Projektimi i tre Vepra Marrje Lumore.

Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa A:

  • Rehabilitimi i kolektorit kryesor të kanalizimet të ujrave të përdorur (Armavir-Metsamor);
  • Rehabilitimi i sistemit të rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të Armavir (DMA-1).

Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa B:

  • Impianti i Trajtimit të Ujërave të Përdorura (Sistemi Pond);
  • Rehabilititmi i Stacionit të Pompimit të kanalizimeve në Metsamor;
  • Projektimi i linjës kryesore të presionit nga Stacioni i Pompimit deri tek Impianti i Trajtimit të Ujërave të Përdorura

Shërbimet specifike të ofruara:

  • Përgatitja e modeleve hidraulike, llogaritjet përkatëse dhe raportet hidroteknike për të gjithë komponentët e përshkruar për secilën paketë;
  • Përgatitja e llogaritjeve strukturale dhe raporteve strukturale për tre vepra marrje lumore, rezervuarët e Gukark dhe Lernapat;
  • Përgatitja e vizatimeve të detajuara për punimet e përshkruara më sipër;
  • Përgatitja e preventivave.

Rrjeti SRP

  • SRP – Zyrat Qendrore
  • SRP – Dega Nderkombetare
  • SRP – Dega Shqiperi

SRP AE

  • Rreth Nesh
  • Na Kontaktoni
  • Punoni me ne

Lajmerime

Modeli realistik 3d i parkut arkeologjik Butrint
Modeli realistik 3d i parkut arkeologjik Butrint
Energy efficiency rehabilitation programme student city 1 - Tirana
Energy efficiency rehabilitation programme student city 1 &#…

Kontakti Me Ne

SRP Albanian Engineering
Asocuar me SRP SCHNEIDER & PARTNER
Rr. Tom Plezha, Pll.Klensi, Shk.4, App.2, Yzberisht, Tirane, Shqiperi
+355 48 272 528
© 2023 SRP Albanian Engineering - Konsulence Inxhinierike | Dizenjuar nga Decagon