- 18 Nëntor, 2022
- Struktura / Ndertesa
- Eficense Energjitike, Kopshte dhe Shkolla, Projektim Strukturash
Titulli i Projektit: | Programi i Rehabilitimit te Eficences se Energjise ne Godinat e Qytetit Studenti Nr 1, Tirane: Faza I – Projektim | ||
---|---|---|---|
Kompania |
SRP ALBANIAN ENGINEERING |
||
Vendndodhja e Projektit | Buxheti Projektit | Pjesa e SRPAE | Stafi i perfshire |
Tirana, Albania | 9 000 000,00 | % | 10 |
Emri Punedhenesit | Burimi i Fondeve | Data Fillim-Mbarim | Partner |
BPR Dr. Schäpertöns Consult GmbH | KfW | 01/2022 - 11/2022 | TD Architect |
Pershkrimi i Projektit | |||
Projekti përfshin rehabilitimin e konvikteve të Qytetit Studenti I, veçanërisht rritjen e integritetit strukturor, efiçencës energjetike dhe komoditetit bazë. Kampusi i Qytetit Studenti I ndodhet në juglindje të Tiranës në një shpat kodre me pjerrësi në jug dhe përbëhet nga disa godina administrative dhe 26 konvikte studentore me kapacitet për të pritur deri në 5800 studentë. Shumica e ndërtesave janë ndërtuar në vitet 1970 në llojin e ndërtimit të muraturës me dysheme prej betoni të armuar. Gjatë përgatitjes së Programit, janë anketuar 5 konvikte të përzgjedhura nga Administrata e Qytetit Studenti.Janë pergaditur auditimet energjetike dhe strukturore. Në kuadër të këtij projekti, do te permiresohen veçoritë/kushtet strukturore dhe efiçenca energjetike e 26 konvikteve të Qytetit Studenti në Tiranë. Parametrat janë studiuar dhe vlerësuar sipas standardeve gjermane të cilat përdoren zakonisht për llogaritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave, veçanërisht për ato ndërtesa të cilat mbështeten nga programi komunal ose fondet e KfW në Gjermani Objektivi i projektit është rritja e integritetit strukturor, efiçencës energjetike dhe komoditetit bazë të godinave të konvikteve në Qytetin Studenti I. Më konkretisht, objekti i punimeve përfshin: 1) Modifikimi i planeve aktuale, 2) Rinovimi i furnizimit me energji elektrike, ngrohje dhe ujë të ngrohtë, 3) Prmirësimi i aksesit në rrugët e shpëtimit nga zjarri, 4) Rinovimi i brendshëm, 5) Trajnimi i përdoruesit përfundimtar dhe masat e dukshmërisë së projektit. Detyra e konsulencës në përgjithësi do të përfshijë shërbimet e projektimit, prokurimit dhe mbikëqyrjes së punimeve (konsulencë zbatimi) të nevojshme për rehabilitimin e Qytetit Studenti I. Më konkretisht, shërbimet do të përbëhen nga: 1) Auditimet strukturore dhe energjetike, 2) Identifikimin e masave rehabilituese, 3) Përgatitja e projektit përfundimtar, 4) Përgatitja e dokumenteve të tenderit, 5) Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit, 6) Trajnimi i përdoruesve të fundit, 7) Verifikimi dhe monitorimi i ndikimit, 8) Mundësitë e kualifikimit dhe punësimit, 9) Masat e dukshmërisë, 10) Raportimi. |
|||
Sherbimet e kryera nga Konsulenti | |||
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e Projekt Zbatimit në përputhje të plotë me Standardet Gjermane të Dizajnit dhe Eurokodet. Projekt Zbatimi përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për kontraktorin që do të kryejë punimet civile. |