- 19 Nëntor, 2020
- Furnizim Me uje, Referenca, Topografi
- ESMP, Furnizim Me uje, GIS
Titulli i Projektit: | PROJEKTIM I UJËSJELLËSVE, BASHKIA BERAT | ||
---|---|---|---|
Kompania |
SRP ALBANIAN ENGINEERING |
||
Vendndodhja e Projektit | Buxheti Projektit | Pjesa e SRPAE | Stafi i perfshire |
Berat | 4 000 000,00 | 63 % | 8 |
Emri Punedhenesit | Burimi i Fondeve | Data Fillim-Mbarim | Partner |
SH.A.U.K Berat Kuçove | SH.A.U.K Berat Kuçove | 09/2020 - 11/2020 | “47EK79 & ILIRIADA P.K.S“shpk & “HYDROWATER-ALBANIA” shpk |
Pershkrimi i Projektit | |||
Berati ndodhet në pjesën jugore të vendit, 120 km në jug të Tiranës. Bashkia e Beratit u riformua me reformën e qeverisjes vendore 2015 nga bashkimi i ish-bashkive Berat, Otllak, Roshnik, Sinjë dhe Velabisht, që u bënë njësi administrative. Ky projekt është i ndarë në katër zona të ndryshme territoriale të Bashkisë së Beratit, përkatësisht Lapardha 1, Orizaj dhe Otllak, pjesë e njësisë administrative Otllak, fshati Duhanas, pjesë e njësisë administrative Velabisht dhe Zona Informale në qytetin e Beratit. Masat e këtij projekti do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të fshatrave duke përmirësuar kushtet e jetesës së popullatës dhe duke zvogëluar rrezikun shëndetësor të banorëve dhe vizitorëve në një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë. Projekt Zbatimit konsiston në:Raporti Teknik; Specifikimet Teknike; Preventivi; Vleresimi I Kostove; Vizatimet Teknike; Raporti I Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis. Në projektin ” PROJEKTIM I UJËSJELLËSVE, BASHKIA BERAT “, Konsulenti konsideroi projektin e zbatimit për:
Linja e re e Dërgimit – Analizat treguan se pika e lidhjes së fshatrave Lapardha 1, Otllak dhe Orizaj nuk mund të furnizohej siç ishte propozuar në detyrat e projektimit. Prandaj, është propozuar si masë shtesë ndërtimi i një linje të re Dërgimi në pikat lidhëse me tubacionin ekzistues DN200 të “Ushqimore”. Ky tubacion do të ketë një gjatësi totale prej 2638m, me diametër DE225 L = 1526m dhe DE200 L = 1112m. |
|||
Sherbimet e kryera nga Konsulenti | |||
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e masave të furnizimit me ujë. Projekti i Detajuar përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar, raportet dhe çdo informacion tjetër thelbësor për të kryer ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në përputhje me projektin bazë. Shërbimet specifike të ofruara: |