Referencat · Urbanistikë · Shqipëri

Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë — Shkodër

Klienti
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)
Vendndodhja
Shirokë, Shkodër, Shqipëri
Shërbimi
Projektim
Periudha
tetor 2024 – maj 2025
Statusi
I përfunduar
Nr. i referencës
2025-003

Projekti

Projekti është konceptuar në harmoni të plotë me bregun përballë të lumit Buna. I shtrirë përgjatë rrugës që lidh Urën e Re të Bunës me sheshin e ish-Kasaphanës, ai parashikon një shëtitore të gjatë panoramike buzë lumit, me shkallë me terracim që zbresin deri në nivelin e ujit. Zona përreth xhamisë konceptohet si shesh publik i gjerë, si pikë grumbullimi për vizitorët dhe komunitetin. Në veri, magazinat e vjetra rikonvertohen në një paviljon me veshje metalike me motive të frymëzuara nga Xhubleta tradicionale, që strehon një barrestorant. Në zemër të projektit, një shteg i ri me shkallë lehtëson ngjitjen drejt Malit të Taraboshit, duke ofruar një përvojë të vazhdueshme mes lumit dhe malit brenda një itinerari të vetëm. Dy skajet e shtegut janë një skelë lundruese mbi lum dhe një ballkon panoramik në shpatet e Taraboshit. Shkallët zigzag integrohen me hapësira rekreative dhe lodra për të gjitha moshat, ndërsa një zonë parkimi e dedikuar vendoset në hyrje të parkut për të siguruar aksesueshmëri optimale.

Çfarë bëmë

NGA EKIPI YNË ▪ Studim urban dhe koncept i aksesueshmërisë së zonës ▪ Projektim i shtigjeve këmbësore në terren me pjerrësi dhe i zonës së parkimit në hyrje ▪ Modele hidraulike dhe hidrologjike për sistemet e ujërave ▪ Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) ▪ Llogaritje dhe raporte strukturore për të gjithë komponentët ▪ Preventiva kostoje sipas projektit të detajuar ▪ Projekt zbatimi i instalimeve elektrike ▪ Rilevim topografik dhe fotogrametrik ▪ Raport dhe studim gjeologjik ▪ Implementim i sistemit GIS RELEVANCA PËR DETYRËN E MOBILITETIT TË GREEN COAST II Referencë e drejtpërdrejtë për projektimin e lëvizshmërisë në terren me pjerrësi të konsiderueshme — pikërisht kushti kryesor kufizues i Green Coast II. Projekti zgjidh aksesin nga niveli i ujit deri në kuotat e larta të Taraboshit, me shteg të vazhdueshëm, pika ndalese panoramike dhe parkim të pozicionuar në hyrje të sistemit.

Projekti juaj

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.