
Referencat · Urbanistikë · Shqipëri
Koncepti i zhvillimit, masterplani i ndërhyrjeve në hyrje të Shkodrës dhe projekti i rikualifikimit të bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës
- Klienti
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit
- Vendndodhja
- Shkodër, Shqipëri
- Shërbimi
- Projektim
- Periudha
- janar 2022 – qershor 2023
- Statusi
- I përfunduar
- Nr. i referencës
- 2022-007
Projekti
Zona e ndërhyrjes, e përcaktuar si rikualifikimi urban i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Parku i Lumit Buna), shtrihet nga ura automobilistike mbi lumin Buna në hyrje të qytetit të Shkodrës, vijon me parkun e qytetit buzë lumit dhe përmbyllet në zonën e bashkimit të dy bypass-eve. Territoret përfshihen pjesërisht te njësitë territoriale të përcaktuara në PPV — SH039.UB, SH027.UB dhe SH112.UB — me një sipërfaqe prej 18,2 ha.
Ndërhyrjet e realizuara për zhvillimin e projektit të zbatimit: rikualifikimi i shesheve dhe i hapësirave të hapura publike brenda zonës; rikualifikimi i promenadës gjatë bregut të liqenit (ballinës ujore); ndërtimi i veprave dhe strukturave për qëllime publike; ndërtimi i zonave të vendparkimeve dhe i stacioneve të autobusëve publikë; lidhja dhe riintegrimi i Bypass-it 2 me pjesët e tjera të projektit të Parkut të Bunës; krijimi i shtegut këmbësor në drejtim të Kalasë së Rozafës.
Çfarë bëmë
Studimi urbanistik
Projekti i ri urbanistik
Përgatitja e modeleve hidraulike dhe e llogaritjeve përkatëse për të gjitha sistemet e kanalizimeve, të ujësjellësit, të vaditjes dhe të kullimit
Përgatitja e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
Përgatitja e llogaritjeve dhe raporteve strukturore për të gjithë përbërësit e projektit
Përgatitja e vlerësimeve të kostos sipas dizajnit të detajuar
Projekti i zbatimit elektrik
Rilevim topografik dhe fotogrametrik
Raporti dhe studimi gjeologjik
Implementimi i sistemit GIS
Projekti juaj
Keni një projekt të ngjashëm?
Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.
Në të njëjtin sektor

Studim fizibiliteti dhe hartim projekt-ideje për ndërtimin e parkimeve me pagesë, Shkodër
Synimi i projektit është shndërrimi i Shkodrës në një qendër banimi të banueshme, pa trafik e pa kaos, ku lëvizshmëria…
Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë — Shkodër
Projekti është konceptuar në harmoni të plotë me bregun përballë të lumit Buna.
Ngritja e një modeli të aplikuar të zhvillimit rajonal në partneritet me Universitetin Bujqësor të Tiranës
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës synuan krijimin e një modeli të suksesshëm zhvillimi rajonal…