Referencat · Urbanistikë · Shqipëri
Ngritja e një modeli të aplikuar të zhvillimit rajonal në partneritet me Universitetin Bujqësor të Tiranës
- Klienti
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)
- Vendndodhja
- Kamëz, Tiranë, Shqipëri
- Shërbimi
- Projektim
- Periudha
- tetor 2022 – qershor 2023
- Statusi
- I përfunduar
- Nr. i referencës
- 2023-005
Projekti
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës synuan krijimin e një modeli të suksesshëm zhvillimi rajonal shumëdimensional, në një destinacion që përmbledh energjitë e zhvillimit të integruar të aktorëve të dijes, biznesit, komunitetit dhe qeverisjes. Komponentët shtrihen në një sipërfaqe prej 150 hektarësh. Strategjia e zhvillimit rikonceptoi zonën si model rajonal në miniaturë, ku zhvillohen të gjitha aktivitetet jetësore dhe shërbimet e shtuara në funksion të turizmit. Projekti u fokusua në transformimin fizik të infrastrukturës, rigjenerimin mjedisor, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe aplikimin e modeleve inovative.
Çfarë bëmë
NGA EKIPI YNË ▪ Studim urban dhe hartim i Planit të Detajuar Vendor ▪ Projektim i të gjitha rrugëve të brendshme të zhvillimit (rreth 20 km) dhe i urës ▪ Projektim i shtigjeve të ekspozimit dhe i hapësirave rekreative ▪ Modele hidraulike dhe hidrologjike për sistemet e ujërave ▪ Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) ▪ Llogaritje dhe raporte strukturore për të gjithë komponentët ▪ Preventiva kostoje sipas projektit të detajuar ▪ Projekt zbatimi i instalimeve elektrike ▪ Rilevim topografik dhe fotogrametrik ▪ Raport dhe studim gjeologjik dhe implementim i sistemit GIS RELEVANCA PËR DETYRËN E MOBILITETIT TË GREEN COAST II Referenca më e afërt për nga shkalla dhe tipologjia: një zhvillim turistik i integruar prej 150 ha me fshat turistik, rrjet të brendshëm rrugor prej rreth 20 km, shtigje vizitorësh dhe infrastrukturë të plotë — i planifikuar dhe projektuar nga i njëjti ekip, me masterplan, projekt-ide dhe projekt zbatimi. Green Coast II ka sipërfaqe trualli 48,7 ha dhe një logjikë organizimi thelbësisht të njëjtë. Komponentët kryesorë të projektit: ▪ Masterplan i zonës në formën e Planit të Detajuar Vendor ▪ Projekt-ide përfundimtar për ndërtesat e reja dhe fshatin turistik ▪ Hapësira rekreative dhe çlodhëse ▪ Infrastrukturë rrugore (rreth 20 km rrugë të brendshme) dhe urë mbi lumin e Tiranës ▪ Shtigje ekspozimi dhe itinerare vizitorësh ▪ Mbrojtje lumore, ujitje/kullim, furnizim me ujë dhe kanalizime me trajtim ▪ Infrastrukturë telekomunikacioni dhe fushë fotovoltaike
Projekti juaj
Keni një projekt të ngjashëm?
Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.
Në të njëjtin sektor

Koncepti i zhvillimit, masterplani i ndërhyrjeve në hyrje të Shkodrës dhe projekti i rikualifikimit të bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës
Zona e ndërhyrjes, e përcaktuar si rikualifikimi urban i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Parku i Lumit Buna), shtrihet…

Studim fizibiliteti dhe hartim projekt-ideje për ndërtimin e parkimeve me pagesë, Shkodër
Synimi i projektit është shndërrimi i Shkodrës në një qendër banimi të banueshme, pa trafik e pa kaos, ku lëvizshmëria…
Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë — Shkodër
Projekti është konceptuar në harmoni të plotë me bregun përballë të lumit Buna.