- 28 Prill, 2021
- Furnizim Me uje, Referenca, Topografi
- Furnizim Me uje
Titulli i Projektit: | STUDIM- PROJEKTIM I UJESJELLESIT,FSHATI GOLËM , GJIROKASTER | ||
---|---|---|---|
Kompania |
SRP ALBANIAN ENGINEERING |
||
Vendndodhja e Projektit | Buxheti Projektit | Pjesa e SRPAE | Stafi i perfshire |
GOLËM , GJIROKASTER | 400 000,00 | 50 % | 12 |
Emri Punedhenesit | Burimi i Fondeve | Data Fillim-Mbarim | Partner |
Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Gjirokaster | AKUM | 04/2021 - 04/2021 | “HYDROWATER-ALBANIA” shpk |
Pershkrimi i Projektit | |||
Golëmi është pjesë e krahinës së Kurveleshit dhe shtrihet në pjesën jugperëndimore të saj. Është fshati më I largët dhe më i larti në Gjirokastër, me lartësi prej mbi 1100 m mbi nivelin e detit që e bën edhe më të lartin në Kurvelesh. Golëmi kufizohet me 6 fshatra të 4 rretheve: nga jugu e juglindja përkatësisht me Zhulatin dhe Kolonjën e rrethit Gjirokastër; nga veriu me Progonatin dhe Gusmarin e rrethit Tepelenë; nga perëndimi me Kuçin e rrethit Vlorë dhe nga jugperëndimi me Fterren e rreti Sarandë. Është I vendosur në një fushë të vogël, I rrethuar me një kurorë malesh të lartë. Vargu I maleve ndahet me dy gryka të thella, plot me përrenj e gremina. Golëmi ka patur probleme me energjinë elektrike, ndërkohë që mungesa e ujit është e përhershme dhe vështirëson mbijetesën në fshat. Projekti STUDIM- PROJEKTIM I UJESJELLESIT,FSHATI GOLËM , GJIROKASTER i financuar nga AKUM synon të përmirësojë cilësinë, dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë dhe për rrjedhojë të përmirësojë kushtet e jetesës, ngritjen e standardeve të shëndetit publik dhe të promovojë rritjen ekonomike në vend. Objekti I projektit: Qëllimi i këtij shërbimi është të hartojë një Studim Projektim për ndërtimin/rikonstruksionin e rrjetit të Ujësjellësit dhe të gjithë komponentëve përbërës të tij.:
Për furnizimim me ujë të zonës me popullsi 210 banorë është menduar alternimi i dy skenarëve: Skenari I: Burimi I FU do të jetë rezervuari ekzistues pranë përroit Vezhisht së bashku me veprën e marrjes. Skenari II: Burimi I FU do të jetë puseta ekzistuese në veri-perëndim të fshatit që merr ujë nga lumi I Vezhishtit, Kjo pusetë nuk siguron ujë gjatë gjithë vitit, por mendohet të shfrytëzohet për periudha të caktuara të tij. Për projektin është menduar si zgjidhje alternimi I të dy skenarëve, duke bërë të mundur shfrytëzimin e burimeve në vend për të siguruar furnizimin me ujë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. |
|||
Sherbimet e kryera nga Konsulenti | |||
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e masave të furnizimit me ujë. Projekti i Detajuar përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar, raportet dhe çdo informacion tjetër thelbësor për të kryer ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në përputhje me projektin bazë. Shërbimet specifike të ofruara: |