Golëmi është pjesë e krahinës së Kurveleshit dhe shtrihet në pjesën jugperëndimore të saj. Është fshati më I largët dhe më i larti në Gjirokastër, me lartësi prej mbi 1100 m mbi nivelin e detit që e bën edhe më të lartin në Kurvelesh.
Golëmi kufizohet me 6 fshatra të 4 rretheve: nga jugu e juglindja përkatësisht me Zhulatin dhe Kolonjën e rrethit Gjirokastër; nga veriu me Progonatin dhe Gusmarin e rrethit Tepelenë; nga perëndimi me Kuçin e rrethit Vlorë dhe nga jugperëndimi me Fterren e rreti Sarandë. Është I vendosur në një fushë të vogël, I rrethuar me një kurorë malesh të lartë. Vargu I maleve ndahet me dy gryka të thella, plot me përrenj e gremina. Golëmi ka patur probleme me energjinë elektrike, ndërkohë që mungesa e ujit është e përhershme dhe vështirëson mbijetesën në fshat.
Projekti STUDIM- PROJEKTIM I UJESJELLESIT,FSHATI GOLËM , GJIROKASTER i financuar nga AKUM synon të përmirësojë cilësinë, dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë dhe për rrjedhojë të përmirësojë kushtet e jetesës, ngritjen e standardeve të shëndetit publik dhe të promovojë rritjen ekonomike në vend.
Objekti I projektit:
Qëllimi i këtij shërbimi është të hartojë një Studim Projektim për ndërtimin/rikonstruksionin e rrjetit të Ujësjellësit dhe të gjithë komponentëve përbërës të tij.:
- ndërtimi i linjës se re kryesore me gjatësi 1321m HDPE DE 90 PN10,
- ndërtimi i rrjetit të ri shpërndarës me gjatësi 3224 m,
- ndërtimi I dy depove të reja njëra në veri-perëndim dhe tjetra në juglindje të zonës me kapacitet 50m3, si dhe ndërtimi I stacionit të pompimit pranë depos në juglindje të Vezhishtit,
- ndërtimi I rrugëve të aksesit për tek të dy depot,
- rehabilitimi I rezervuarit ekzistues të Vezhishtit dhe Stacionit të pompimit.
Për furnizimim me ujë të zonës me popullsi 210 banorë është menduar alternimi i dy skenarëve:
Skenari I: Burimi I FU do të jetë rezervuari ekzistues pranë përroit Vezhisht së bashku me veprën e marrjes.
Skenari II: Burimi I FU do të jetë puseta ekzistuese në veri-perëndim të fshatit që merr ujë nga lumi I Vezhishtit, Kjo pusetë nuk siguron ujë gjatë gjithë vitit, por mendohet të shfrytëzohet për periudha të caktuara të tij.
Për projektin është menduar si zgjidhje alternimi I të dy skenarëve, duke bërë të mundur shfrytëzimin e burimeve në vend për të siguruar furnizimin me ujë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.