Ky projekt është një investim i UK Selenicë, për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në fshatrat Vajzë, Ramicë, Velcë, Treblovë të bashkisë Selenicë.
Shërbimi I Konsulencës përfshin detyrat e mëposhtme:
- Analiza e gjëndjes ekzistuese,
- Projekt-idea paraprake,
- Projekt-Ide Përfundimtare.
- Hartimi i Projekt Zbatimit
Synimi I këtij projekti:
- Plotësimi i kërkesës për ujë e të gjithë banorëve të parashikuar në projekt.
- Plotësimi i nevojave për ujë për konsumatorë të tjerë (biznese, shkolla, kafshë, qendër shëndetësore).
Banorët e zonave të projektit do të furnizohen me ujë 24 orë duke mbuluar në këtë mënyrë nevojën e tyre sipas normës të përcaktuar në projekt. Në analizën hidraulike janë përfshirë nevojat për ujë për konsumatorë të tjerë duke stimuluar plotësimin e kërkesave të tyre me ujësjellësin e ri.