Spitali jofitimprurës Barmherzige Brüder GmbH synon të zgjerojë ndërtesën e St. Vinzenz Mitte në anën veriore. Shërbimi i dhurimit të gjakut do të vendoset në godinën e zgjeruar. Përveç kësaj, një strehë makinash do të ndërtohet në lindje të projektit.
Ndërtesa e re e planifikuar do t’i bashkëngjitet ndërtesës St. Vinzenz Mitte në veri. Zgjerimi, I cili është në formë L-je në plan, ka një shtrirje veri-jug prej përafërsisht 30 m dhe një shtrirje lindje-perëndim përafërsisht 35 m.
Ndërtesa e re do të ketë 2 kate mbi tokë dhe 1 bodrum. Ndertesa aksesohet nëpërmjet 2 shkallëve dhe një ashensori. Ndërtesa shtrihet në një lartësi prej 6.80 m mbi nivelin e tokës. Skaji i poshtëm i nivelit të themelit do të jetë përafërsisht 5.06 m nën nivelin e tokës.