Ura Elster kalon mbi lumin “Weiss Elster” dhe ndodhet në Rüssdorf, pjesë e bashkisë së Mohlsdorf-Teichwolframsdorf në Gjermani. Ajo është pjesë e rrugës ndërurbane dytësore, që lidh Waltersdorf me Rüssdorf.
Ura Elster është beton arme, 61.2m e gjatë dhe 5.5m e gjërë. Ka tre hapësira drite, hapësira e mesit është 25m e gjatë dhe dy anësoret janë 18.1m të gjata.
Nënstruktura përbëhet nga dy ballna të tipit “U”, të mbështetura në 4 pilota me diametër 1.2m dhe të gjata 4m, si dhe nga 2 pila solide beton arme rreth 8.5m të larta, të mbështetura në 2 pilota me diametër 1.2m dhe të gjata 4m.
Mbistruktura përbëhet nga tra beton arme të paranderur, me seksion të plotë, 5.5m të gjerë dhe 1.3m të lartë.