Në fushën e projektit “Förbifart Stockholm” është ndërtuar një autostradë e re me 3 korsi, e cila lidh Veriun dhe Jugun e Stokholmit, kryeqytetit Suedez.
Në një gjatësi prej 1 km, Hjulsta Södra krijon një kryqëzim autostradash, ku përfshihen dy ura rrugore, dy rampa hyrëse me ura, tre ura të tjera dhe mure mbajtëse.
Kryqëzimi është pjesë e bypass-it të qytetit të Stokholmit, i cili lidh pjesën jugore me pjesën veriore të qytetit me një autostradë të re me tre korsi për secilin drejtim.
Seksioni Hjulsta Södra përfshin projektimin e strukturave të mëposhtme:
- Ndërtimi i dy urave rrugore kryesore secila me gjerësi 16.00 / 15.15 m dhe gjatësi 629 m
- Ndërtimi i dy rampave hyrëse me ura secila me gjerësi të ndryshueshme 8.65 – 12 m dhe gjatësi 214 m / 260 m
- Ndërtimi i tre urave me pllaka me gjerësi 25 m / 15 m / 8.5 m dhe gjatësi 70 m
- Ndërtimi i mureve mbajtës me një gjatësi totale prej 220 m
Strukturat paraqesin një sfidë të veçantë në planifikim dhe në terren.
Urat kalojnë autostradën E18 duke përfshirë rrjetin rajonal të transportit, vijën hekurudhore Mälarbanan, e cila do të zgjerohet nga dy deri në katër gjurmë gjatë periudhës së ndërtimit.