STUDIM- PROJEKTIM I UJESJELLESIT,FSHATI GOLËM , GJIROKASTER

Do you have a project in mind?

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Assignment Name: 

STUDIM- PROJEKTIM I UJESJELLESIT,FSHATI GOLËM , GJIROKASTER

Location within Country :

GOLËM , GJIROKASTER

Name of the Client:

Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Gjirokaster

Professional Staff provided by our Firm:

12 experts

Name of associated Consultants:

“HYDROWATER-ALBANIA” shpk

Funding Source:

AKUM

Periudha e shërbimit:

20210402

Portion of SRP-AE:

50 experts

Narrative description of Project:

Golëmi është pjesë e krahinës së Kurveleshit dhe shtrihet në pjesën jugperëndimore të saj. Është fshati më I largët dhe më i larti në Gjirokastër, me lartësi prej mbi 1100 m mbi nivelin e detit që  e bën edhe më të lartin në Kurvelesh.

Golëmi kufizohet me 6 fshatra të 4 rretheve: nga jugu e juglindja përkatësisht me Zhulatin dhe Kolonjën e rrethit Gjirokastër; nga veriu me Progonatin dhe Gusmarin e rrethit Tepelenë; nga perëndimi me Kuçin e rrethit Vlorë dhe nga jugperëndimi me Fterren e rreti Sarandë. Është I vendosur në një fushë të vogël, I rrethuar me një kurorë malesh të lartë. Vargu I maleve ndahet me dy gryka të thella, plot me përrenj e gremina.  Golëmi ka patur probleme me energjinë elektrike, ndërkohë që mungesa e ujit është e përhershme dhe vështirëson mbijetesën në fshat.

Projekti STUDIM- PROJEKTIM I UJESJELLESIT,FSHATI GOLËM , GJIROKASTER i financuar nga AKUM synon të përmirësojë cilësinë, dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë dhe për rrjedhojë të përmirësojë kushtet e jetesës, ngritjen e standardeve të shëndetit publik dhe të promovojë rritjen ekonomike në vend.

Objekti I projektit:

Qëllimi i këtij shërbimi është të hartojë një Studim Projektim për ndërtimin/rikonstruksionin e rrjetit të Ujësjellësit dhe të gjithë komponentëve përbërës të tij.:

  • ndërtimi i linjës se re kryesore me gjatësi 1321m HDPE DE 90 PN10,
  • ndërtimi i rrjetit të ri shpërndarës me gjatësi 3224 m,
  • ndërtimi I dy depove të reja njëra në veri-perëndim dhe tjetra në juglindje të zonës me kapacitet 50m3,  si dhe ndërtimi I stacionit të pompimit pranë depos në juglindje të Vezhishtit,
  • ndërtimi I rrugëve të aksesit për tek të dy depot,
  • rehabilitimi I rezervuarit ekzistues të Vezhishtit dhe Stacionit të pompimit.

Për furnizimim me ujë të zonës me popullsi 210 banorë është menduar alternimi i dy skenarëve:

Skenari I: Burimi I FU do të jetë rezervuari ekzistues pranë përroit Vezhisht së bashku me veprën e marrjes.

Skenari II: Burimi I FU do të jetë puseta ekzistuese në veri-perëndim të fshatit që merr ujë nga lumi I Vezhishtit, Kjo pusetë nuk siguron ujë gjatë gjithë vitit, por mendohet të shfrytëzohet për periudha të caktuara të tij.

Për projektin është menduar si zgjidhje alternimi I të dy skenarëve,  duke bërë  të mundur shfrytëzimin e burimeve në vend për të siguruar furnizimin me ujë në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Description of actual services provided by our staff: