Në një zonë të pasur me tradita, në pjesën Freimann të Mynihut, po ndërtohet një kompleks me 4 objekte. Secili prej tyre, konstruksion beton-arme, ka shtatë kate mbi tokë, me një sipërfaqe kati prej rreth 50.000 m2. Të katër objektet janë të lidhur me njëri-tjetrin me një parkim të përbashkët nëntokësor 2-katësh, rreth 32.000 m2. Ky kompleks do të shërbejë si qendër inovacioni dhe qendër kërkimore për shkencëtarët e rinj.