Projekti trajton kryesisht rehabilitimin,rinovimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit si dhe disa masa emergjente në rrjetin e kanalizimeve të ujrave të përdorur në rajonin e ndërmarjeve te ujësjellës kanalizime Shirak CJSC, Lori CJSC, Nor Akunq CJSC dhe AWSC, si dhe në impiantin e trajtimit të ujërave të përdorur të qytetit Armavir.
Rajoni i Lorit ka afërsisht 112.000 banorë, Nor Akunq ka afërsisht 68,000 banorë. Qytetet e projektit ndodhen afërsisht 120km nga kryeqyteti Yerevan.
Shërbimet Konsulente për Projektimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimeve, janë ndarë si më poshtë:
- Lori – Loti 2/1 Paketa A: Sistemi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i qytetit të Vanadzor (rreth 23km), sistemi i transmetimit të ujit (furnizim unazorë, rreth 8.4km), linjat e transmetimit deri tek rezervuari për fshatrat Hobardzi/Vardablur, Amrakits, Gukark dhe rreth 1,200 lidhje të reja shërbimi të konsumatorëve dhe pajisja me matësa uji;
- Lori – Loti 2/1 Paketa B: Sistemi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i fshatrave (rreth 90km) dhe rreth 3,200 lidhje të reja shërbimi të konsumatorëve dhe pajisja me matësa uji, rehabilitimi i dy rezervuarëve (125m3 dhe 600m3) dhe rindërtimi i tre Veprave të Marrjes Malore të tipit Tirolez ( kapaciteti ujëmarrës 230 l/s dhe 260 l/s);
- Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa A: Rehabilititmi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i qytetit Armavir Zona e Presionit 1 (DMA-1) (rreth 60km), rreth 2,600 lidhje të reja shërbimi të konsumatorëve dhe pajisja me matësa uji, rehabilitimi i kolektorit kryesor të kanalizimet të ujrave të përdorur DN1000-1200 (rreth 5.4km);
- Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa B: Projektimi i linjës kryesore të presionit nga Stacioni i Pompimit deri tek Impianti i Trajtimit të Ujrërave të Përdorura (rreth 1.4 km), rehabilitmi i Stacionit Kryesor të Pompimit (prurja llogaritëse 869 m3/h), projektimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura (rreth 46,500 konsumator ekuivalent)
|
SRP Albanian Engineering ka ofruar asistencë në përgatitjen e Projektit të Detajuar për lotet e mëposhtme:
Lori – Loti 2/1 Paketa A:
- Sistemin e rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të zonës 8 të Vanadzor; Seksioni i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura – Rezervuari Dimats
- Linja e transmetimit unazor, Seksioni Novoseltsovo- Rezervuari Taron 2
- Tubacioni i Furnizimit të Rezervuarit të Amrakits dhe Stacioni i Pompimit, Tubacioni i Furnizimit të Rezervuarit të Hobardzi/Vardablur, Tubacioni i Furnizimit të Rezervuarit të Gukarkut;
- Ndarja e Zonave 6.1 dhe 6.2 të Vanadzor;
Lori – Loti 2/1 Paketa B:
- Sistemi i rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë i fshatrave të mëposhtëm:Amrakits, Antaramut, Dzoragyugh, Gukark, Hobardzi, Kurtan, Lernapat I Ri, Vahagni dhe Vardablur;
- Rehabilitimi i rezervuarëve të Gukark-1 dhe Lernapat;
- Projektimi i tre Vepra Marrje Lumore.
Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa A:
- Rehabilitimi i kolektorit kryesor të kanalizimet të ujrave të përdorur (Armavir-Metsamor);
- Rehabilitimi i sistemit të rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të Armavir (DMA-1).
Nor Akunq – Loti 2/2 Paketa B:
- Impianti i Trajtimit të Ujërave të Përdorura (Sistemi Pond);
- Rehabilititmi i Stacionit të Pompimit të kanalizimeve në Metsamor;
- Projektimi i linjës kryesore të presionit nga Stacioni i Pompimit deri tek Impianti i Trajtimit të Ujërave të Përdorura
Shërbimet specifike të ofruara:
- Përgatitja e modeleve hidraulike, llogaritjet përkatëse dhe raportet hidroteknike për të gjithë komponentët e përshkruar për secilën paketë;
- Përgatitja e llogaritjeve strukturale dhe raporteve strukturale për tre vepra marrje lumore, rezervuarët e Gukark dhe Lernapat;
- Përgatitja e vizatimeve të detajuara për punimet e përshkruara më sipër;
- Përgatitja e preventivave.
|