Synimi i këtij projekti është shndërrimi i Shkodrës në një qendër banimi të banueshme, pa trafik, pa kaos, ku lëvizshmëria në përgjithësi dhe lëvizshmëria motorike në veçanti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, me rrugët e duhura për këmbësorët, automjetet dhe biçikletat.
Në kuadër të projektit “Strategjia e Parkimit, Studimi i Lëvizshmërisë, Qyteti i Shkodrës”, Konsulenti mori në konsideratë objektivat e mëposhtëm:
- Vendndodhja e projektit dhe karakteristikat – Analiza e gjendjes ekzistuese. Përshkruhet konteksti i qytetit (vendodhja, demografia, ekonomia, struktura urbane dhe zhvillimi, lokalizimi i ndërtesave dhe shërbimeve).
- Transporti – Përshkruhet transporti rrugor sipas akseve kryesore, zonat e këmbësorëve, transporti publik, trafiku, parkimi (në rrugë dhe jashtë saj).
- Parkimi- Realizohet një përmbledhje e situatës së parkimit të automjeteve në qytet, problematikave dhe potencialeve të mundëshme për plotësimin e kërkesës për parkim.
- Sfidat kryesore dhe analiza SWOT- paraqitet analiza SWOT si dhe rezultati përfundimtar i gjetjeve të saj sa i përket njohjes së gjendjes aktuale, ku janë identifikuar pikat e forta, problemet, mundësitë dhe rreziqet në kuadrin e menaxhimit të parkimit publik në Shkodër.
- Analiza e kërkesës për parkim në zonat bufferike 1, 2 dhe 3 – Zonat bufferike 1,2 dhe 3 analizohen më në detaj duke konkluduar në disa rezultate dhe tarifa-propozimesh për disa skenarë të mundshëm realizimi.
- Shtojcat/Rastet studimore – analizohen me shumë kujdes strategjitë e parkimit që kanë ndjekur
Nga konkluzionet e analizës së gjendjes aktuale, grupi i punës propozon një set me projekte konkrete të zbatueshme në territor.
- Projekt i zgjerimit të rrjetit të korsive të biçikletave dhe implementimi i konceptit “Bike Sharing”.
- Studimi i transportit publik urban në funksion të zgjerimit të rrjetit.
- Projekt i eleminimit të barrierave arkitektonike në funksion të personave me aftësi të kufizuar.
- Aplikacioni mobile “Shkodra easy parking”
- Projekt “Shkodra Sightseeing Bus” i autobuzave turistik/panoramic