Referencat · Topografi dhe kadastër · Gjermani

Digjitalizime dhe popullime te databazave GIS

Klienti
BPR Dr Schäpertöns Consult
Vendndodhja
Bavari, Gjermani
Shërbimi
Konsulencë
Periudha
tetor 2023 – shkurt 2024
Statusi
I përfunduar
Nr. i referencës
2024-005

Projekti

Ky projekt synon krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e të dhënave gjeohapësinore në landin e Bavarisë, për të mbështetur planifikimin urban, menaxhimin e burimeve natyrore, si dhe zhvillimin rural dhe bujqesor. Projekti përfshin fazat e digjitalizimit të hartave ekzistuese, popullimin e bazës së të dhënave me informacione relevante (topografike, kadastrale,bujqesore, infrastrukturore, demografike), dhe zhvillimin e një sistemi të përparuar GIS (Geographic Information System). Komponentët kryesorë të projektit përfshijnë: - Digjitalizimi i ortofotove dhe hartave analoge, përfshirë skanimin, gjeoreferencimin dhe konvertimin në formate të përdorshme për GIS. - Popullimi i bazës së të dhënave me të dhëna të përditësuara nga tereni, duke përfshirë pemet, ndërtimet, sipërfaqet pyjore, përdorimin e tokës, etj. - Zhvillimi i një platforme të menaxhimit të të dhënave GIS, që mund të aksesohet nga institucionet publike për qëllime të planifikimit, analizës dhe vendimmarrjes. - Integrimi me të dhënat e urbanistikes dhe bujqesise dhe regjistrave të pronës, për të përmirësuar transparencën dhe efikasitetin në administrimin e aseteve. - Mbështetje për vendimmarrje në nivel komunal dhe rajonal përmes analizave hapësinore dhe vizualizimeve dinamike.

Çfarë bëmë

- Krijimi i databazes GIS - Digjitalizimi i ortofotove - Matjen e kurorave te pemeve nga ortofotot - Mirembajtje e databazave GIS

Projekti juaj

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.