Referencat · Topografi dhe kadastër · Shqipëri

Rilevimi topografik dhe ngritja e modelit 3D të parkut arkeologjik të Butrintit

Klienti
AADF — Albanian-American Development Foundation
Vendndodhja
Butrint, Sarandë, Shqipëri
Shërbimi
Rilevim topografik
Periudha
tetor 2022 – nëntor 2022
Statusi
I përfunduar
Nr. i referencës
2022-005

Projekti

Në kuadër të zhvillimit të projektimit të ndërhyrjeve në parkun arkeologjik të Butrintit, me qëllim konservimin e gjendjes ekzistuese të trashëgimisë kulturore arkeologjike të parkut, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kërkoi krijimin e modelit tredimensional të rrënojave arkeologjike.

Projekti u konceptua i ndarë në tre faza: rilevimi topografik, rilevimi fotogrametrik dhe modeli 3D. Në përfundim të punës u krijua modeli dixhital identik me realitetin, në disa formate të ndryshme elektronike.

Çfarë bëmë

SRP Albanian Engineering realizoi me sukses të tre fazat e lartpërmendura. Shërbimet specifike të ofruara:

Realizimi i matjeve topografike

Realizimi i matjeve fotogrametrike

Realizimi i modelit 3D

Projekti juaj

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.