Referencat · Topografi dhe kadastër · Shqipëri

Regjistrimi fillestar i pronës, Nënzonat A3 brenda Parkut Kombëtar të Butrintit

Klienti
AADF — Albanian-American Development Foundation
Vendndodhja
Ksamil, Sarandë, Shqipëri
Shërbimi
Rilevim topografik
Periudha
qershor 2021 – korrik 2021
Statusi
I përfunduar
Nr. i referencës
2021-010

Projekti

Nën programin e Turizmit Kulturor dhe Ekoturizmit, AADF ka financuar një numër të konsiderueshëm projektesh në Parkun Kombëtar të Butrintit, me qëllim shndërrimin e tij në model të qëndrueshëm zhvillimi në trashëgiminë kulturore. Që në vitin 2010 AADF ka kontribuar me instalimin e kamerave, të infrastrukturës dhe sinjalistikës turistike, me rehabilitimin mjedisor të rrugës së re, me sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe me planin e menaxhimit të integruar. Në këtë kuadër është e rëndësishme që zonat pasuri kulturore, të njohura si Nënzonat A3 të Butrintit, të regjistrohen si pronë shtetërore në Kadastrën e Sarandës.

Qëllimi i projektit është regjistrimi kadastral si pronë shtetërore i nënzonave A3. Objektivat: realizimi i rilevimeve topografike me metoda fotogrametrike; realizimi i rilevimeve kadastrale; njehsimi i pronave të prekura nga nënzonat A3; përcaktimi përfundimtar i kufijve të nënzonave A3 dhe formalizimi i pikave kufi.

Faza I — Rilevimi kadastral: grumbullimi i të dhënave, analizimi dhe interpretimi i tyre, realizimi i matjeve topografike e fotogrametrike të zonave të projektit. Faza II — Formalizimi i kufijve në terren: vendosja e piketave fizikisht në terren për konturimin e pronave.

Çfarë bëmë

SRP Albanian Engineering ishte përgjegjëse për realizimin e të gjitha detyrave të projektit. Shërbimet specifike:

Rilevim kadastral me fotogrametri

Njehsimi i pronave të prekura për shtetëzim

Njehsimi dhe përcaktimi i kufirit të nënzonës A3

Projekti juaj

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.