Kopshti i fëmijëve është i vendosur në Mitwitz, në rrethin e Kronach, i cili njihet edhe si porta e pyllit Frankonian dhe shtrihet në Steinach dhe Föritz. Projekti përfshin zgjerimin e objektit ekzistues, me një sipërfaqe shtesë prej 483 m2, me objekt njëkatësh me lartësi 3.42m. Themeli i objektit është i tipit soletë me lartësi 25cm. Struktura ka mure mbajtëse rrethues prej betonarmeje me trashësi 16cm dhe soletë beton-arme me lartësi 20cm.