Për ndërtimin/rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura nga Lungomare në qytetin e Vlorës, konsulenti duhet të hartojë studimin për dy detyra:
- Studim Fizibiliteti dhe Projektim i rrjetit të Kanalizimeve në Zonën e Rradhimës 3,6 km dhe mbulimi me lidhje të 5000 shtëpive pa rrjet kanalizimi në qytetin e Vlorës.
Objektivat kryesore:
a- Objektivi i detyrës së projektimit është përgatitja e projekt zbatimit për të gjitha zonat e mësipërme, për rrjetin e kanalizimeve
b – Eliminimi i ndotjes në vijën bregdetare të Bashkisë Vlorë
Hartimi i projekt zbatimit të rrjetit të ujërave të ndotura dhe lidhjeve të shtëpive në zonën nga pika e karburantit të Kastratit deri te ura në Rradhimë, si dhe lidhjet e shtëpive për zonat pa rrjet të kanalizimeve në qytetin e Vlorës, për t’u shkarkuar më tej në WWTP.
Qëllimi i projektit:
- Mbulim i plotë me rrjet kanalizimesh për largimin e ujërave të ndotura urbane për të gjithë territorin e qytetit të Vlorës.
- Rikonstruksioni dhe zëvendësimi i rrjetit të kanalizimeve në gjendje të amortizuar, përfshirë puseta të ndryshme.
- Tregues për matjen e suksesit të programit është lidhja 100% e popullsisë që jeton në zonën e projektit (Rezultati i drejtpërdrejtë) dhe standardet e vazhdueshme.
- Masat përfshijnë rehabilitimin dhe ndërtimin e sistemeve të largimit të ujit pas trajtimit sipas standardeve të legjislacionit shqiptar në fuqi për standardet e largimit të ujërave të ndotura urbane.
Shërbimet e konsulencës:
- Implementimi i sistemit SCADA
- Hartimi i raportit teknik
- Hartimi i raportit të VNM
- Implementimi i sistemit GIS
- RIDIMENSIONIM I LINJAVE TË UJËRAVE ATMOSFERIKË TË QYTETIT
Objektivat kryesore:
- Minimizimi i efektit negativ të përmbytjeve në zonat më kritike të qytetit të Vlorës
- Krijimi i kushteve për kullimin e shpejtë të ujërave atmosferikë me intensitet të lartë dhe largimin e tyre nëpërmjet kolektorit të rehabilituar në këtë projekt.
Ekipi i projektimit duhet të studiojë:
- Gjendjen aktuale të problemeve që ndodhin për shkak të përmbytjeve dhe rrjeteve ekzistuese hidraulike.
- Studimet e mëparshme, modelime dhe projekte të kryera ndër vite për zgjidhjen e këtyre problemeve, masat e marra më parë që nga ndërtimi i kolektorëve dhe sistemi ekzistues sekondar.
- Ndërhyrjet inxhinierike të realizuara ndër vite për këtë qëllim dhe efektiviteti i tyre. Në këtë kuadërt, projektuesi duhet të analizojë dhe të marrë në konsideratë çdo projekt të mëparshëm të hartuar dhe/ose zbatuar për këtë qëllim dhe ta integrojë dhe konsiderojë atë si pjesë të zgjidhjes së përgjithshme të këtij fenomeni, duke përfshirë përmirësimet e tij.
Shërbimet e konsulencës:
- Përcaktimi i kritereve të projektimit për masat e mbrojtjes nga përmbytjet, sistemimin e zonës dhe evadimin e ujërave atmosferikë me intensitet të lartë
- Rilevim topografik i zonës ku planifikohet rehabilitimi i sistemit të ujërave atmosferikë dhe integrimin e saj me sistemin ekzistues të grumbullimit. Kjo zonë fillon nga lagjja “Albano & Romina” dhe vazhdon paralelisht me anën lindore të rrugës transballkanike. Studimi duhet të sigurojë gjithashtu vendndodhjet e linjave dytësore që shkarkohen aktualisht në kolektor.
- Modelimi matematikor hidraulik i zonës duke përcaktuar qartë kushtet e lëvizjes së ujërave në këtë zonë.
|
• Përgatitja e modeleve hidraulike, llogaritjet përkatëse për të gjitha sistemet e kanalizimeve;
• Përgatitja e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis;
• Përgatitja e llogaritjeve strukturore dhe raporteve strukturore për të gjithë përbërësit e përfshirë në projekt;
• Përgatitja e vizatimeve të hollësishme për punimet e përshkruara më sipër;
• Përgatitja e vlerësimeve të kostos, për masat e propozuara sipas dizajnit të detajuar;
• Rilevim Topografik;
• Raporti dhe Studimi Gjeologjik.
• Implementimi I Sistemit GIS.
|