- 1 Dhjetor, 2019
- Referenca, Struktura / Ndertesa
- Projektim Strukturash
Titulli i Projektit: | Objekt banimi A dhe B, Tübinger Straße 1-3 | ||
---|---|---|---|
Kompania |
SRP ALBANIAN ENGINEERING |
||
Vendndodhja e Projektit | Buxheti Projektit | Pjesa e SRPAE | Stafi i perfshire |
Munich, Germany | 10 000 000,00 | 20 % | 3 |
Emri Punedhenesit | Burimi i Fondeve | Data Fillim-Mbarim | Partner |
BPR Dr. Schapertons Consult | - | 01/2019 - 10/2019 | |
Pershkrimi i Projektit | |||
Ky është një projekti i nisur që ne vitin 2012 dhe konsiston ne dy faza ndërtimi. Projekti konsiston në konvertimin e një djerrine industriale në një skemë strehimi, dhe propozon një strukturë që zhvillohet nga perimetri drejt qendrës së zonës dhe ofron një seri të ndërlidhur të hapësirave të përbashkëta. Kjo hapësirë e përbashkët tejkalon traditën e oborrit të shtëpisë private dhe ofron pika kontakti strukturore për zhvillimin e njëpasnjëshëm të të gjithë bllokut, si një botë moderne për të jetuar e punuar. Moduli i dytë i zonës së zhvillimit arrihet nga Tübinger Strasse dhe kompleton strukturën e oborrit të përbashkët të krijuar në fazën e parë të ndërtimit. Dy blloqet e ndërtimit zhvillohen nga Tübinger Strasse në thellësi duke përfshirë edhe një shesh të madh brenda tyre. Në përputhje me karakterin publik të sheshit, kati përdhe ka për qëllim të përmbajë dyqane të rëndësishme, si dhe një qendër të kujdesit për fëmijët. Banesat në katet më sipër janë modeluar individualisht sipas pozicionit të tyre përkatës në ndërtesë. Së bashku me ndërtesat e fazës së parë të ndërtimit, të dy pjesët e kësaj faze ndërtimi zhvillojnë në mënyrë të barabartë karakterin e tyre dhe identitetin e tyre të përbashkët. |
|||
Sherbimet e kryera nga Konsulenti | |||
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e Projektit të Zbatimit në përputhje të plotë me Standardet Gjermane të Projektimit dhe Eurokodeve. Projekti i detajuar i kompleksit përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për Kontraktorin që do të zhvillojë punimet civile. Projekti i Zbatimit përmban vizatimet e plota të zbatimit, dokumentacionin, raportet dhe çdo informacion të nevojshëm për të realizuar ndërtimin e objekteve në përputhje me projektin bazë. |