Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Republika Federale e Gjermanisë ka zotuar fonde granti në vlerë prej 13.4 milionë euro për projektin “Largimi i ujërave të ndotura në Kosovë”.
Objektivi i Shërbimeve Konsulente është përgatitja e Projektit dhe ofrimi i Master Planit për Rajonin e Shërbimit të RËCP (Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtinë).
Do të identifikohen dhe përgatiten në mënyrë efektive dhe efikase masat e investimeve për grumbullimin e ujërave të ndotura dhe ujërave atmosferikw për qytetet e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, si dhe mundësisht për aglomerate shtesë.
Zona e Projektit të Master Planit mbulon zonën e shërbimit të ujit të RWCP, ndërsa zona e Projektit të Studimit të Fizibilitetit ka të bëjë me qytetet e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe aglomerateve shtesë të identifikuara gjatë studimit.
- Komponenti I: Faza fillestare
- Komponenti II: Masterplani: Mbledhja e të dhënave mbi sistemet ekzistuese për WW dhe WWTP në qytete dhe fshatra të ndryshëm; Mbledhja dhe rishikimi i të dhënave bazë për popullsinë dhe konsumin e ujit; Përcaktimi i kritereve të projektimit; Projeksioni i rritjes së popullsisë, konsumit të ujit dhe prodhimit të ujërave të ndotura (përfshirë prodhimin e llumit septik); Analiza konceptuale hidraulike e sistemeve ekzistuese dhe të propozuara në WW (rreth 35 fshatra > 2000 inh.); Analiza konceptuale hidraulike e sistemeve të propozuara në RW (rreth 35 fshatra > 2000 inh.); Rilevimi topografik (verifikimi); Planifikimi konceptual mbi nivelin e para-fizibilitetit të rrjeteve të grumbullimit dhe objekteve të trajtimit; Identifikimi i masave investuese; Vlerësimi i kostos së investimit; Priorizimi i masave investuese; Hartimi i një plani investimi deri në horizontin e planifikimit afatgjatë; Përgatitja e Raportit të Masterplanit.
- Komponenti III – Faza 1: Studimi i Fizibilitetit – Faza Përgatitore: Rishikimi i të dhënave ekzistuese; Vlerësimet e infrastrukturës dhe funksioneve ekzistuese; Përpilimi i të dhënave bazë duke përfshirë përcaktimin e kritereve të projektimit; Parashikimi i Ujërave të Ndotura; Përgatitja e hartave dixhitale në ArcGIS; Raporti i Studimit të Fizibilitetit për Punët Përgatitore; Analiza e Boshllëqeve; Raporti i Fushëveprimit; Plani i Angazhimit të Palëve të Interesit.
- Komponenti III – Faza 2: Studimi i Fizibilitetit – Faza e Konceptit; Studime shtesë, p.sh., rilevim topografik, vëzhgime gjeoteknike, matjet e fluksit të ujërave të ndotura, mostra dhe analiza të ujit; Shpëlarja e rrjetit të ujërave të ndotura dhe ujërave atmosferikë/Heqja e sedimenteve dhe inspektimi i CCTV; Përgatitja e Raportit të Inspektimit të Kanalizimeve me CCTV; Analiza hidraulike e Sistemit WW + RW; Asistencë për përditësimin e sistemit GIS; Identifikimi i zgjidhjeve/varianteve teknike; Priorizimi i investimeve dhe koncepti i rehabilitimit; Përcaktimi Përfundimtar i Treguesve të Projektit; Përgatitja e Raportit të Studimit dhe Konceptit të Projektit; Përgatitja e Përshkrimit të Projektit.
- Komponenti III Faza 3: Studimi i Fizibilitetit – Faza e Planifikimit të Projektit: Dizajni paraprak duke përfshirë konceptin e operimit, planin e prokurimit dhe rishikimin e treguesve të projektit; Analiza Ekonomike dhe Financiare (analiza kosto-përfitim); Sektori i Ujit dhe Analiza Institucionale; Analiza e Grupit të Synuar dhe Njerëzve të Tjerë të Interesuar; Vlerësimi i Strategjisë Kombëtare për Agjendën 2030; Vlerësimi i Paqes dhe Konfliktit (PAC); Përgatitja e Raportit të Studimit të Fizibilitetit; Përgatitja e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS); Përgatitja e Planit të Menaxhimit dhe Monitorimit Mjedisor dhe Social (ESMMP); Takimet e konsultimit me publikun.
|
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e masave të kanalizimeve. Studimi I Fizibilitetit përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar, raportet dhe çdo informacion tjetër thelbësor për të kryer ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në përputhje me projektin bazë.
Shërbimet specifike të ofruara:
• Projeksioni i rritjes së popullsisë, konsumit të ujit dhe prodhimit të ujërave të ndotura (përfshirë prodhimin e llumit septik)
• Analiza konceptuale hidraulike e sistemeve ekzistuese dhe atyre të propozuara në WW (rreth 35 fshatra > 2000 inh.)
• Analiza konceptuale hidraulike e sistemeve të propozuara në RW (rreth 35 fshatra > 2000 inh.)
• Rilevim Topografik (Fotogrametri)
• Matja e prurjes dhe marrja e kampioneve me kompozitet propocional në varësi të prurjes.
• Planifikimi konceptual mbi nivelin e para-fizibilitetit të rrjeteve grumbulluese dhe objekteve të trajtimit
|