Ky është një projekti i nisur që ne vitin 2012 dhe konsiston ne dy faza ndërtimi. Projekti konsiston në konvertimin e një djerrine industriale në një skemë strehimi, dhe propozon një strukturë që zhvillohet nga perimetri drejt qendrës së zonës dhe ofron një seri të ndërlidhur të hapësirave të përbashkëta. Kjo hapësirë e përbashkët tejkalon traditën e oborrit të shtëpisë private dhe ofron pika kontakti strukturore për zhvillimin e njëpasnjëshëm të të gjithë bllokut, si një botë moderne për të jetuar e punuar.
Moduli i dytë i zonës së zhvillimit arrihet nga Tübinger Strasse dhe kompleton strukturën e oborrit të përbashkët të krijuar në fazën e parë të ndërtimit. Dy blloqet e ndërtimit zhvillohen nga Tübinger Strasse në thellësi duke përfshirë edhe një shesh të madh brenda tyre. Në përputhje me karakterin publik të sheshit, kati përdhe ka për qëllim të përmbajë dyqane të rëndësishme, si dhe një qendër të kujdesit për fëmijët. Banesat në katet më sipër janë modeluar individualisht sipas pozicionit të tyre përkatës në ndërtesë. Së bashku me ndërtesat e fazës së parë të ndërtimit, të dy pjesët e kësaj faze ndërtimi zhvillojnë në mënyrë të barabartë karakterin e tyre dhe identitetin e tyre të përbashkët.
Kjo fazë konsiston në ndërtimin e dy objekteve kompleksë me 6-kate mbi tokë, me një sipërfaqe kati rreth 23.500 m2 dhe 2-kate parkim nëntokësor.