Skema e ujitjes Divjakë është pjesë e Ultësirës në Rrethin e Lushnjës. Rrethi i Lushnjës është zona më e rëndësishme bujqësore e vendit, është pjesë e rajonit të Fierit. Rrethi i Lushnjës njihet si furnizuesi kryesor ushqimor për popullatën shqiptare. E gjithë Lushnja është e përmbledhur në praktikat intensive dhe mban sasinë më të madhe të serave. Divjaka është një nga zonat bujqësore më intensive të këtij rrethi. Kjo zonë është e njohur për kultivimin intensiv të perimeve. Divjaka rrit 800 ha perime në fushë të hapur, zakonisht me 3 të korra gjatë vitit. Përdoren sisteme të ndryshme ujitjeje, nga brazda deri tek spërkatësit deri në ujitje me pikim, në varësi të nivelit teknologjik të fermerit: kështu efikasiteti i ujitjes së perimeve është shumë i ndryshueshëm
Objektivat e Projektit
- Forcimi I kapacitetit qeveritar për të menaxhuar burimet ujore si në nivelin kombëtar dhe në basenet e lumenjeve Drin-Buna dhe Seman dhe
- Përmirësim i qëndrueshëm i përformancës së sistemeve të ujitjes dhe institucioneve ujitëse në zonën e mbrojtur.