Referencat · Topografi dhe kadastër · Shqipëri

Topographic survey and quantity surveying for Drlon Park

Klienti
Albanian-American Development Foundation (AADF)
Vendndodhja
Territori i Republikes se Shqipërise
Shërbimi
Projektim
Periudha
gusht 2024 – shtator 2024
Statusi
I përfunduar
Nr. i referencës
2024-003

Projekti

Parku i Drilonit në Tushemisht, një nga zonat më të njohura turistike në juglindje të Shqipërisë, është rikualifikuar falë një projekti të financuar dhe zbatuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Në kuadër të këtij projekti, u realizuan punime të detajuara topografike me qëllime azhornimi. Përshkrimi i punimeve topografike në Parkun e Drilonit Punimet topografike përfshinë: Rilevimin e plotë të sipërfaqes së parkut, që përfshin një zonë prej rreth 11 hektarësh (110,000 m²). Kjo zonë mbulon hapësirat e gjelbra, rrugicat, kanalet ujore, ndërtesat ekzistuese dhe elementët natyrorë. Përdorimin e teknologjisë moderne, duke përfshirë mjete matëse GPS, Total Station me precizion të lartë dhe skanimin LiDAR në terren, për të krijuar një model 3D të topografisë dhe për të dokumentuar çdo element ekzistues me saktësi milimetrike. Klasifikimin e elementëve natyrorë dhe ndërtimorë, për të ndarë sipërfaqet e përdorimit (zona rekreative, ujore, zona për pushim, rrugicat, etj.). Krijimin e ortofotos dhe hartës topografike.

Çfarë bëmë

SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për: Rilevimin topografik te zones Krijimin e ortofotos dhe hartes topografike te azhornuar

Projekti juaj

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.