Studim Projektim i Rrjetit të Kanalizimeve të Ujërave të Ndotura nga Lungomare deri në Radhimë të Qytetit të Vlorës

Do you have a project in mind?

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Assignment Name: 

Studim Projektim i Rrjetit të Kanalizimeve të Ujërave të Ndotura nga Lungomare deri në Radhimë të Qytetit të Vlorës

Location within Country :

Vlore

Name of the Client:

Sh.A. Ujësjellës Kanalizime Vlore

Professional Staff provided by our Firm:

6 experts

Name of associated Consultants:

I T M shpk

Funding Source:

AKUM

Periudha e shërbimit:

20210901

Portion of SRP-AE:

50 experts

Narrative description of Project:

Për ndërtimin/rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura nga Lungomare në qytetin e Vlorës, konsulenti duhet të hartojë studimin për dy detyra:

  1. Studim Fizibiliteti dhe Projektim i rrjetit të Kanalizimeve në Zonën e Rradhimës 3,6 km dhe mbulimi me lidhje të 5000 shtëpive pa rrjet kanalizimi në qytetin e Vlorës.

Objektivat kryesore:

a- Objektivi i detyrës së projektimit është përgatitja e projekt zbatimit për të gjitha zonat e mësipërme, për rrjetin e kanalizimeve

b – Eliminimi i ndotjes në vijën bregdetare të Bashkisë Vlorë

Hartimi i projekt zbatimit të rrjetit të ujërave të ndotura dhe lidhjeve të shtëpive në zonën nga pika e karburantit të Kastratit deri te ura në Rradhimë, si dhe lidhjet e shtëpive për zonat pa rrjet të kanalizimeve në qytetin e Vlorës, për t’u shkarkuar më tej në WWTP.

Qëllimi i projektit:

  • Mbulim i plotë me rrjet kanalizimesh për largimin e ujërave të ndotura urbane për të gjithë territorin e qytetit të Vlorës.
  • Rikonstruksioni dhe zëvendësimi i rrjetit të kanalizimeve në gjendje të amortizuar, përfshirë puseta të ndryshme.
  • Tregues për matjen e suksesit të programit është lidhja 100% e popullsisë që jeton në zonën e projektit (Rezultati i drejtpërdrejtë) dhe standardet e vazhdueshme.
  • Masat përfshijnë rehabilitimin dhe ndërtimin e sistemeve të largimit të ujit pas trajtimit sipas standardeve të legjislacionit shqiptar në fuqi për standardet e largimit të ujërave të ndotura urbane.

Shërbimet e konsulencës:

  • Implementimi i sistemit SCADA
  • Hartimi i raportit teknik
  • Hartimi i raportit të VNM
  • Implementimi i sistemit GIS
  1. RIDIMENSIONIM I LINJAVE TË UJËRAVE ATMOSFERIKË TË QYTETIT

Objektivat kryesore:

  • Minimizimi i efektit negativ të përmbytjeve në zonat më kritike të qytetit të Vlorës
  • Krijimi i kushteve për kullimin e shpejtë të ujërave atmosferikë me intensitet të lartë dhe largimin e tyre nëpërmjet kolektorit të rehabilituar në këtë projekt.

Ekipi i projektimit duhet të studiojë:

  • Gjendjen aktuale të problemeve që ndodhin për shkak të përmbytjeve dhe rrjeteve ekzistuese hidraulike.
  • Studimet e mëparshme, modelime dhe projekte të kryera ndër vite për zgjidhjen e këtyre problemeve, masat e marra më parë që nga ndërtimi i kolektorëve dhe sistemi ekzistues sekondar.
  • Ndërhyrjet inxhinierike të realizuara ndër vite për këtë qëllim dhe efektiviteti i tyre. Në këtë kuadërt, projektuesi duhet të analizojë dhe të marrë në konsideratë çdo projekt të mëparshëm të hartuar dhe/ose zbatuar për këtë qëllim dhe ta integrojë dhe konsiderojë atë si pjesë të zgjidhjes së përgjithshme të këtij fenomeni, duke përfshirë përmirësimet e tij.

Shërbimet e konsulencës:

  • Përcaktimi i kritereve të projektimit për masat e mbrojtjes nga përmbytjet, sistemimin e zonës dhe evadimin e ujërave atmosferikë me intensitet të lartë
  • Rilevim topografik i zonës ku planifikohet rehabilitimi i sistemit të ujërave atmosferikë dhe integrimin e saj me sistemin ekzistues të grumbullimit. Kjo zonë fillon nga lagjja “Albano & Romina” dhe vazhdon paralelisht me anën lindore të rrugës transballkanike. Studimi duhet të sigurojë gjithashtu vendndodhjet e linjave dytësore që shkarkohen aktualisht në kolektor.
  • Modelimi matematikor hidraulik i zonës duke përcaktuar qartë kushtet e lëvizjes së ujërave në këtë zonë.
Description of actual services provided by our staff: