Lajme · Janar, 2026

Mbikëqyrja e punimeve të Urës së Viroit

Punimet për ndërtimin e Urës së re të Viroit po përparojnë. SRP Albanian Engineering është e angazhuar në mbikëqyrjen e punimeve, së bashku me JV SRP Schneider & Partner Ingenieur-Consult GmbH dhe SEED Consulting.

E vendosur në korridorin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës, ura e re ka gjatësi 33 metra, gjerësi 7 metra, dy korsi trafiku dhe trotuare në të dyja anët. Projekti synon të shkurtojë kohën e udhëtimit, të rrisë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe të forcojë lidhjen e komuniteteve në jug të Shqipërisë.

Meqë në zonë nuk ka rrugë alternative, ura do të sigurojë qarkullim të pandërprerë gjatë gjithë vitit. Pritet që më shumë se 200 000 përdorues automjetesh dhe 150 000 këmbësorë të përfitojnë nga kjo investim.