
Lajme · Prill, 2022
Qyteti Studenti 1: vizita e Komisionerit Várhelyi
Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, e nisi vizitën në Tiranë nga Qyteti Studenti, ku inspektoi ecurinë e projektit për rindërtimin e konvikteve bashkë me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të Bashkisë së Tiranës. Investim nën përgjegjësinë e Bashkimit Evropian dhe të Gjermanisë.
Programi rehabiliton 19 godina konviktesh të Qytetit Studenti 1: forcon strukturën, rrit eficencën energjetike dhe komoditetin, me kursim të ndjeshëm energjie dhe kushte të përshtatshme jetese e studimi.
SRP Albanian Engineering punon si nënkontraktor vendor i konsulentit të zbatimit, JV Fichtner GmbH & Co. KG, BPR Dr. Schäpertöns Consult GmbH & Co. KG dhe Architektengemeinschaft MM+H GmbH.
Lajme të tjera

Mbikëqyrja e punimeve të Urës së Viroit
Punimet për ndërtimin e Urës së re të Viroit po përparojnë.

Modeli realist 3D i Parkut Arkeologjik të Butrintit
«Monumentet e trashëgimisë historike: rindërtim digjital për ruajtje».

Nga shtëpia më e largët te impianti i trajtimit
Një rrjet i ndarë i ujërave të ndotura që zbret nëpër një luginë të ngushtë drejt një impianti trajtimi përtej…




