Gjithnjë në kërkim të standartave më të larta me krenari deklarojmë që kompania jonë është çertifikuar në përputhje me standartet ndërkombëtare:
- Në 2020 u çertifikua për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Sigurie dhe Shëndeti në Punë që përmbush kërkesat e standardit ISO 45001.
- Në 2020 u çertifikua për Sistemet e Menaxhimit të Integruar me PASS 99.
Çertifikata të tilla po zgjerojnë gamën e çertifikatave të marra më parë nga SRP-AE:
- Në 2018 u çertifikua për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Cilësor që përmbush kërkesat e standardit ISO 9001. (Ky standard iu atribua kompanisë bazuar në përmbushjen dhe respektimin e rregullave ndërkombëtare për përfundimin në kohë të projekteve për “dizenjimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e godinave civile dhe industriale, ndërtimin e rrugëve, prodhimin dhe instalimin e kornizave metalike të dyerve/dritareve’’).
- Në 2018 u çertifikua për implementimin dhe ruajtjen e një Sistemi Menaxhimi Mjedisor i cili përmbush kërkesat e standardit ISO 14001.