Projekti per zhvillim, Kanalizimet Gjilan

Do you have a project in mind?

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Assignment Name: 

Projekti per zhvillim, Kanalizimet Gjilan

Location within Country :

Gjilan, Kosovo

Name of the Client:

AGUA ENGINEERING GmbH

Professional Staff provided by our Firm:

4 experts

Name of associated Consultants:

N/A

Funding Source:

KfW

Periudha e shërbimit:

20210501

Portion of SRP-AE:

Narrative description of Project:

Qëllimi i projektit është grumbullimi dhe trajtimi i të gjitha ujërave të ndotura në zonën urbane të Gjilanit dhe fshatrat përreth tij, përfshirë fshatrat Koretishtë, Pasjak dhe Shillovë; Malishevë; Jug të Gjilanit dhe Velekincë. Horizonti i planifikuar i projektit është 2032.

Në Fazën I do të zbatohen elementët e mëposhtëm:

  • Një ITUN ku bashkohen lumenjtë Morava dhe Mirusha; i projektuar për një kapacitet prej 76,000 (pe) të sjellë me dy trena trajtimi me rezervuar Imhoff dhe filtra rrjedhës.
  • Zëvendësimi dhe avancimi i kanalizimeve urbane në Gjilan (4,099 m) dhe Velekincë (2,947 m) për të përmirësuar funksionimin e rrjetit të kanalizimit.
  • Ndërtimi i kanalizimeve të reja në zonën urbane të Gjilanit për të unifikuar rrjetet e fragmentuara, në mënyrë që i tërë kanalizimi të rrjedhë në një pikë të vetme, në Dhomën e Kontrollit, I cili është edhe fillimi i kolektorit kryesor për të dërguar ujërat në ITUN.
    • Kanalizimet nga Koretishta (7,021 m)
    • Kanalizimet nga Shillova (1,120 m)
    • Kyçës (mbyllës) të rinj dhe kolektorë në zonën urbane (13,328 m)
    • Dhomë e Re Kontrolli e Prurjes me sisteme të automatizuara (automated screens)
    • Tubi I tejmbushjes nga dhoma e kontrollit te pika e shkarkimit (150 m)
  • Ndërtimi i kanalizimeve të reja në Velekincë dhe Jug të Gjilanit (4,265 m) për unifikimin e rrjeteve në mënyrë që i tërë kanalizimi të rrjedhë në fillim të kolektorit në Velekincë për tu dërguar më pas në ITUN.
  • Ndërtimi i dy kolektorëve të rinj për të dërguar kanalizimin në ITUN.
    • Nga Gjilani (RRKK) në ITUN (4,682 m)
    • Nga Velekinca në ITUN (2,269 m)

Synohet që projekti të ketë një sërë ndikimesh pozitive për ekonomitë familjare, organizatat, ndërmarrjet ekonomike dhe industriale. Për më tepër, pritet që Kompania të jetë në pozitë më të mirë që të vendosë kanalizimet për ekonomi të tjera familjare, të cilat do të përfitojnë nga investimet.

Ndikimet e tjera pozitive përfshijnë:

  • Reduktim i sëmundjeve që lidhen me ujin dhe kanalizimin, zvogëlim të vdekshmërisë dhe përhapjes së sëmundjeve; kjo do të cojë në uljen e kostos së shërbimeve shëndetësore për individin, familjen dhe tërë shoqërinë;
  • Përmirësim të kushteve të jetesës dhe mirëqenies, sidomos për njerëzit që jetojnë afër pikave ekzistuese të shkarkimit te lumenjtë Mirusha, Livoq dhe Morava;

Ndërtimi i një ITUN-i funksional do të sjellë përmirësim të madh të sistemit të tanishëm dhe do të zvogëlojë nivelet e kundërmimit, si dhe do të zvogëlojë ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore;

Description of actual services provided by our staff: