Belshi është bashki në Qarkun e Elbasanit, në Shqipërinë e Mesme. Bashkia u formua me reformën e qeverisjes vendore 2015 nga bashkimi i ish-komunave Belsh, Fierzë, Grekan, Kajan dhe Rrasë të cilat u bënë njësi administrative. Qendër e bashkisë është qyteti Belsh. Projekti është i ndarë në dy segmente: segmenti I pare në pjesën pranë liqenit të Belshit me një gjatësi prej L=610 m deri tek puseta e lidhjes që do projektohet si një linjë e re me gravitet: Segmenti I dytë në rrugën e sipërme tek Lagjia Hysaj është parashikuar të ndërtohet si një rrjet i ri K.U.Z. pranë ullishtave në drejtimin e poshtëm të rrugës në një gjatësi rreth L=600m deri tek Kopështi i fëmijëve.
Masat e këtij projekti do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës duke përmirësuar kushtet e jetesës së popullatës dhe duke zvogëluar rrezikun shëndetësor të banorëve dhe vizitorëve në një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë. Projekti i Zbatimit konsiston në: Raportin Teknik; Specifikimet Teknike; Preventivi; Vleresimi I Kostove; Vizatimet Teknike; Raporti I Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis. Në projektin ” “Projekt Zbatimi i K.U.Z qyteti Belsh, (Lagjia Hysaj)”, Konsulenti konsideroi projektin e zbatimit si më poshtë:
- Linja e Re Kryesore e Kanalizimeve – Belsh Qender (K3) e cila do mbulojë pjesën pranë liqenit duke u shtrirë në trotuarin e rrugës hyrëse të qytetit në zonën para pedonales. Për të shmangur shkarkimet e mëtejshme të ujërave të ndotura të papërpunuara në Liqenin e Belshit, ndërtimi i stacionit të pompimit të kanalizimeve konsiderohet shumë i rëndësishëm. Ky stacion kryen ngritjen mekanike të prurjeve të linjës K3.
- Linja e Re Kryesore e Kanalizimeve – Belsh Hysaj (K2) do mbulojë pjesën që nga Lagjja e Ullishteve ku është dhe pika fillestare e rrjetit ekzistues (Dn=400mm) deri tek Kopështi i fëmijëve. Kjo linjë do funksionojë me ngritje mekanike me ndihmën S.P pasi është nën kuotë dhe nuk mund të lidhet me rrjetin ekzistues.
- Linja Kryesore e Kanalizimeve – Belsh Hysaj (K1)- Një nga detyrat kryesore të projektit është zgjerim i rrjetit ekzistues dhe plotësimi i linjave munguese dhe/ose atyre informale. Kjo linjë ekzistuese mbulon pjesën që nga Lagjja e Ullishteve ku është dhe pika fillestare e rrjetit ekzistues (Dn=400mm) deri tek kryqëzimi para Pedonales. Janë parashikuar puseta të reja për lidhjet sekondare, ndërsa lidhjet e shtëpive dhe bizneseve me rrjetin shpërndarës do të realizohen me tuba DN150-200mm.