Referencat · Ndërtesa · Gjermani
Projekti i Bankes se Gjakut prane spitalit St. Vinzenz, Regenzburg
- Klienti
- BPR Dr. Schäpertöns Consult GmbH
- Vendndodhja
- Gjermani
- Shërbimi
- Projektim
- Periudha
- shkurt 2021 – mars 2021
- Statusi
- I përfunduar
- Nr. i referencës
- 2021-002
Projekti
Spitali jofitimprurës GmbH Barmherzige Brüder synon të zgjerojë ndërtesën e St. Vinzenz Mitte në anën veriore. Shërbimi i dhurimit të gjakut do të vendoset në godinën e zgjeruar. Përveç kësaj, një strehë makinash do të ndërtohet në lindje të projektit. Ndërtesa e re e planifikuar do t'i bashkëngjitet ndërtesës St. Vinzenz Mitte në veri. Zgjerimi, I cili është në formë L-je në plan, ka një shtrirje veri-jug prej përafërsisht 30 m dhe një shtrirje lindje-perëndim përafërsisht 35 m. Ndërtesa e re do të ketë 2 kate mbi tokë dhe 1 bodrum. Ndertesa aksesohet nëpërmjet 2 shkallëve dhe një ashensori. Ndërtesa shtrihet në një lartësi prej 6.80 m mbi nivelin e tokës. Skaji i poshtëm i nivelit të themelit do të jetë përafërsisht 5.06 m nën nivelin e tokës.
Çfarë bëmë
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e Projektit të Zbatimit në përputhje të plotë me Standardet Gjermane të Projektimit dhe Eurokodeve. Projekti i detajuar i kompleksit përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për Kontraktorin që do të zhvillojë punimet civile. Projekti i Zbatimit përmban vizatimet e plota të zbatimit, dokumentacionin, raportet dhe çdo informacion të nevojshëm për të realizuar ndërtimin e objekteve në përputhje me projektin bazë. Shërbimet specifike të ofruara: Realizimi i llogaritjeve strukturore Përgatitja e materialit të projektit, ku përfshihen planet e detajuara të armimeve të elementeve strukturore të objekteve
Projekti juaj
Keni një projekt të ngjashëm?
Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.
Në të njëjtin sektor

Zgjerimi i Qendrës Tregtare të Biçikletave Stadler në Regensburg, Gjermani.
Me 20 dyqane, kompania Stadler është qendra më e madhe tregtare e Gjermanisë për bicikletat, një kombinim i një panairi…

Alte Akademie München, Munich,
Projekti konsiston në rikonstruktimin, rikonceptimin e soletave dhe zgjerimin me dy kate parkimi nën tokë të një objekti historik në…

Ndërtimi i godinës së re të Shkollës Fillore të Küps, Gjermani
Ndërtimi i godinës së re të shkollës fillore do të sjellë një përmirësim të dukshëm në situatën e përgjithshme.