
Referencat · Ndërtesa · Gjermani
Objekt banimi A dhe B, Tübinger Straße 1-3
- Klienti
- BPR Dr. Schäpertöns Consult GmbH
- Vendndodhja
- Mynih, Gjermani
- Shërbimi
- Projektim
- Periudha
- mars 2019 – tetor 2019
- Statusi
- I përfunduar
- Nr. i referencës
- 2019-001
Projekti
Projekti konsiston në konvertimin e një djerrine industriale në një skemë strehimi, dhe propozon një strukturë që zhvillohet nga perimetri drejt qendrës së zonës dhe ofron një seri të ndërlidhur të hapësirave të përbashkëta. Kjo hapësirë e përbashkët tejkalon traditën e oborrit të shtëpisë private dhe ofron pika kontakti strukturore për zhvillimin e njëpasnjëshëm të të gjithë bllokut, si një botë moderne për të jetuar e punuar. Faza e dytë e ndërtimit, objekti A dhe B; Moduli i dytë i zonës së zhvillimit arrihet nga Tübinger Strasse dhe kompleton strukturën e oborrit të përbashkët të krijuar në fazën e parë të ndërtimit. Dy blloqet e ndërtimit zhvillohen nga Tübinger Strasse në thellësi duke përfshirë edhe një shesh të madh brenda tyre. Në përputhje me karakterin publik të sheshit, kati përdhe ka për qëllim të përmbajë dyqane të rëndësishme, si dhe një qendër të kujdesit për fëmijët. Banesat në katet më sipër janë modeluar individualisht sipas pozicionit të tyre përkatës në ndërtesë. Së bashku me ndërtesat e fazës së parë të ndërtimit, të dy pjesët e kësaj faze ndërtimi zhvillojnë në mënyrë të barabartë karakterin e tyre dhe identitetin e tyre të përbashkët. Kjo fazë ka nisur punimet në vitin 2016. Konsiston në ndërtimin e dy objekteve kompleksë me 6-kate mbi tokë, me një sipërfaqe kati rreth 23.500 m2 dhe 2-kate parkim nëntokësor.
Çfarë bëmë
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e Projektit të Zbatimit në përputhje të plotë me Standardet Gjermane të Projektimit dhe Eurokodeve. Projekti i detajuar i kompleksit përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për Kontraktorin që do të zhvillojë punimet civile. Projekti i Zbatimit përmban vizatimet e plota të zbatimit, dokumentacionin, raportet dhe çdo informacion të nevojshëm për të realizuar ndërtimin e objekteve në përputhje me projektin bazë. Shërbimet specifike të ofruara: Realizimi i llogaritjeve strukturore Përgatitja e materialit të projektit, ku përfshihen planet e detajuara të armimeve të elementeve strukturore të objekteve A dhe B për fazën e dytë të ndërtimit.
Projekti juaj
Keni një projekt të ngjashëm?
Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.
Në të njëjtin sektor

Zgjerimi i Qendrës Tregtare të Biçikletave Stadler në Regensburg, Gjermani.
Me 20 dyqane, kompania Stadler është qendra më e madhe tregtare e Gjermanisë për bicikletat, një kombinim i një panairi…

Alte Akademie München, Munich,
Projekti konsiston në rikonstruktimin, rikonceptimin e soletave dhe zgjerimin me dy kate parkimi nën tokë të një objekti historik në…

Ndërtimi i godinës së re të Shkollës Fillore të Küps, Gjermani
Ndërtimi i godinës së re të shkollës fillore do të sjellë një përmirësim të dukshëm në situatën e përgjithshme.