
Referencat · Ndërtesa · Gjermani
Kampusi i Inovacionit, Freimann
- Klienti
- BPR Dr. Schäpertöns Consult GmbH
- Vendndodhja
- Freiman, Mynih, Gjermani
- Shërbimi
- Projektim
- Periudha
- gusht 2020 – korrik 2021
- Statusi
- I përfunduar
- Nr. i referencës
- 2020-002
Projekti
Në një zonë të pasur me tradita, në pjesën Freimann të Mynihut, po ndërtohet një kompleks me 4 objekte. Secili prej tyre, konstruksion beton-arme, ka shtatë kate mbi tokë, me një sipërfaqe kati prej rreth 50.000 m2. Të katër objektet janë të lidhur me njëri-tjetrin me një parkim të përbashkët nëntokësor 2-katësh, rreth 32.000 m2. Ky kompleks do të shërbejë si qendër inovacioni dhe qendër kërkimore për shkencëtarët e rinj.
Çfarë bëmë
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e Projektit të Zbatimit për Kampusin e Inovacionit, Freimann, në përputhje të plotë me Standardet Gjermane të Projektimit dhe Eurokodeve. Projekti i detajuar i kompleksit përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për Kontraktorin që do të zhvillojë punimet civile. Shërbimet specifike të ofruara: Përgatitja e projektit të zbatimit përfshin: llogaritjet statike të strukturave dhe raportet shoqëruese; planet e detajuara të kallëpeve të armaturës të projektit të zbatimit; planet e detajuara të armimeve të elementeve strukturore të objekteve.
Projekti juaj
Keni një projekt të ngjashëm?
Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.
Në të njëjtin sektor

Zgjerimi i Qendrës Tregtare të Biçikletave Stadler në Regensburg, Gjermani.
Me 20 dyqane, kompania Stadler është qendra më e madhe tregtare e Gjermanisë për bicikletat, një kombinim i një panairi…

Alte Akademie München, Munich,
Projekti konsiston në rikonstruktimin, rikonceptimin e soletave dhe zgjerimin me dy kate parkimi nën tokë të një objekti historik në…

Ndërtimi i godinës së re të Shkollës Fillore të Küps, Gjermani
Ndërtimi i godinës së re të shkollës fillore do të sjellë një përmirësim të dukshëm në situatën e përgjithshme.