Referencat · Ujësjellës dhe kanalizime · Shqipëri

Studim-projektim i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza të qytetit Kavajë (Ref. REF-63119-06-29-2020)

Klienti
—
Vendndodhja
Kavajë, Shqipëri
Shërbimi
Projektim
Periudha
nëntor 2020 – dhjetor 2020
Statusi
I përfunduar
Nr. i referencës
2020-008

Projekti

Kavaja është bashki në qendër të rajonit të Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë; sipas Regjistrimit të Popullsisë 2011 kishte 40 094 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil 79 556. Projekti synon largimin e ujërave të ndotura urbane dhe dërgimin e tyre në Impiantin e trajtimit në Qerret të Kavajës, si dhe shkarkimin në ambientin pritës cilësisht të pastër, sipas ligjit nr. 111/2012 «Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore».

Rezultatet e pritshme: mbulimi i plotë me rrjet kanalizimesh për gjithë territorin e qytetit; rikonstruksioni dhe zëvendësimi i rrjetit të amortizuar, përfshirë pusetat e manovrimit; lidhja 100% e popullatës që jeton në zonën e kanalizimeve.

Çfarë bëmë

Analiza e detyrës së projektimit/termat e referencës dhe përcaktimi i bazës së projektit

Projekt-idea paraprake

Projekt-idea përfundimtare

Projekti për miratimin e lejes së ndërtimit

Projekti i zbatimit

Raport dhe analizë e detajuar mbi ndarjen e ujit të shiut nga ujërat e ndotura urbane, me identifikimin e nevojave për një perspektivë 20-25 vjeçare

Projekti juaj

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.