Referencat · Ndërtesa · Shqipëri

Ferma Didaktike Valias

Klienti
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Vendndodhja
Kamez, Shqipëri
Shërbimi
Projektim
Periudha
mars 2024 – qershor 2025
Statusi
I përfunduar
Nr. i referencës
2024-001

Projekti

Projekti në fjalë konsiston në hartimin e projektit të detajuar arkitektonik, inxhinierik dhe funksional për zhvillimin e Ferma e Valiasit, një kompleks modern agro-bujqësor me karakter prodhues, përpunues, edukativ dhe turistik. Qëllimi kryesor i këtij projekti është krijimi i një infrastrukture të integruar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, duke kombinuar prodhimin me përpunimin, kërkimin shkencor dhe shërbimet. Përbërja funksionale e fermës Në kuadër të këtij projekti parashikohet ndërtimi dhe organizimi i 8 objekteve kryesore, të cilat janë të konceptuara për të funksionuar në mënyrë të ndërlidhur: Stalla e lopëve – e projektuar sipas standardeve bashkëkohore për mirëqenien e kafshëve, me sistem ventilimi natyral dhe mekanik, menaxhim të mbetjeve organike dhe hapësira për ushqyerje e mjelje. Stalla e dhive – e përshtatur për mbarështimin intensiv dhe gjysmë-intensiv, me organizim racional të hapësirave dhe kontroll të kushteve mikroklimatike. Magazina bujqësore – për ruajtjen e produkteve, ushqimit për kafshët, farërave dhe inputeve të tjera bujqësore. Baxho (njësi përpunimi) – për përpunimin e produkteve të qumështit (djathë, gjalpë, kos), e pajisur me linja teknologjike sipas standardeve higjeno-sanitare. Restoranti – i konceptuar si një hapësirë agroturistike që ofron produkte të freskëta dhe të përpunuara në fermë, duke promovuar kuzhinën tradicionale. Servisi dhe garazhi i mjeteve – për mirëmbajtjen dhe parkimin e makinerive bujqësore dhe mjeteve të transportit. Hoteli – strukturë akomoduese për kafshe shtepiake, që mbështet zhvillimin e agroturizmit në zonë. Sistemi i ujitjes dhe banka gjenetike Një komponent kyç i projektit është hartimi i një skeme të integruar ujitjeje, e cila mbulon të gjithë sipërfaqen e fermës, me fokus të veçantë në bankën gjenetike të bimëve. Kjo bankë përfshin koleksione të llojeve të ndryshme bimore me vlera agronomike dhe shkencore, dhe kërkon një sistem të kontrolluar ujitjeje (pikë-pikë dhe/ose me spërkatje), të optimizuar për eficiencë maksimale të përdorimit të ujit dhe ruajtjen e biodiversitetit. Godina eksperimentale bujqësore Pjesë integrale e projektit është edhe ndërtimi i një godine eksperimentale bujqësore, e cila do të funksionojë në shërbim të Universiteti Bujqësor i Tiranës. Kjo strukturë do të përdoret për kërkime shkencore, eksperimente agronomike, analiza të tokës dhe bimëve, si dhe për aktivitete didaktike dhe trajnime profesionale. Godina do të pajiset me laboratorë, sera eksperimentale dhe ambiente mësimore. Qasja projektuese dhe ndikimi Projekti bazohet në parimet e: zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimit eficient të burimeve natyrore, integrimit të teknologjive moderne në bujqësi dhe blegtori, respektimit të standardeve mjedisore dhe higjeno-sanitare. Në përfundim, Ferma e Valiasit synon të shndërrohet në një model referencë për zhvillimin e fermave multifunksionale në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen ekonomike lokale, edukimin profesional dhe promovimin e agroturizmit..

Çfarë bëmë

SRP Albanian Engineering realizoi me sukses tasket e permendura me poshte: Shërbimet specifike të ofruara: Modelimet inxhinierike te objektit Raportet Hidraulike te objekteve dhe vaditjes Projektet civile Topografi.

Projekti juaj

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.