Referencat · Rrugë dhe ura · Gjermani
Dresden East Route
- Klienti
- BPR Dr. Schäpertöns Consult GmbH
- Vendndodhja
- Dresden, Gjermani
- Shërbimi
- Projektim
- Periudha
- prill 2023 – nëntor 2023
- Statusi
- I përfunduar
- Nr. i referencës
- 2023-002
Projekti
Rruga e Lindore e Dresdenit synon të krijoj akses me te mire nga qendra deri ne lindje e Dresdenit dhe të krijojë një lidhje midis qendrës së qytetit dhe rretheve të Johannstadt, Striesen, Blasewitz dhe Tolkewitz. Rruga e do të zgjasë nga Straßburger Platz përgjatë Comeniusstrasse, Stresemannplatz, Laubestrasse dhe Prossener Strasse dhe më pas do të çojë mbi Glashütterstrasse dhe Kipsdorfer Strasse në kampusin e shkollës Tolkewitz. Rruga shoqerohet nga korsite e bicikletave me cilësi të lartë dhe kushte shumë të mira per ciklizem. Një seri rrugësh për çiklizëm përgjatë itinerarit u mundëson perdoruesve te bicikletave të çiklojnë me një ndjenjë të lartë sigurie si rrjedhoje e standarteve te ndjekura ne projektimin e ketyre korsive te dedikuara. Rruga e planifikuar e biçikletave është rruga e parë e këtij lloji në Dresden.
Çfarë bëmë
SRP Albanian Engineering është përgjegjëse për hartimin e Projektit të Zbatimit në përputhje të plotë me Standardet Gjermane të Projektimit dhe Eurokodeve. Projekti i detajuar i i rruges përmban të gjithë informacionin e nevojshëm për kontraktorin që do të zhvillojë punimet. Projekti i Zbatimit përmban vizatimet e plota të zbatimit, dokumentacionin, raportet dhe çdo informacion të nevojshëm për të realizuar ndërtimin e rruges në përputhje me projektin bazë. Shërbimet specifike të ofruara: Realizimin e projekt zbatimit te rruges Realizimin e projekt zbatimit te korsive te dedikuara per bicikleta Realizimi i llogaritjeve strukturore Përgatitja e materialit të projektit, ku përfshihen planet e detajuara të armimeve të elementeve strukturore të objekteve
Projekti juaj
Keni një projekt të ngjashëm?
Na tregoni ku jeni. Ju kthejmë përgjigje me ekipin dhe hapat e parë.
Në të njëjtin sektor

Mbikqyrje e punimeve te ndërtimit te Ures se Viroit
Mbikëqyrje punimesh

E4 «Förbifart Stockholm», anashkalimi i Stokholmit: nyja Hjulsta Södra, Suedi
Në kuadër të projektit «Förbifart Stockholm» ndërtohet një autostradë e re me tre korsi që lidh veriun dhe jugun e…
PPP AK Biebelried – AK Fürth (pjesë e Autostradës A3), Bavari
Autostrada federale A3 është rrugë europiane dhe pjesë e rrjetit të transportit trans-evropian; lidh vendet e Beneluksit me Evropën Jugore…